19 Nëntor 2024

Kosova e Shqipëria me platformë të përbashkët të punësimit

Prishtinë, 22 janar - Sot në Tiranë, ministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale i Republikës së Kosovës, Nenad Rashiq dhe ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë i Republikës së Shqipërisë, Erion Velijaj, kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi për Platformën e Përbashkët të Punësimit që përfshinë Republikën e Kosovës dhe Republikën e Shqipërisë.

Ideja e krijimit të një platforme të përbashkët të punësimit në nivel rajonal është hedhur nga ministri Rashiq që në takimin e vitit të kaluar në Kukës të Shqipërisë e që ka për qëllim krijimin e një portali rajonal virtual të punësimit (PRVP), i cili portal do të ketë, në shërbimet për punësim publik, bazat e të dhënave të punësimit të vendeve të rajonit.

Pjesëmarrës fillestarë për krijimin e këtij portali janë ministritë homologe të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë që u konkretizua sot në Tiranë me nënshkrimin e memorandumit të mirëkuptimit  të ministrave Rashiq dhe Velijaj.

 Sipas këtij memorandumi në Portalin Rajonal Virtual të Punësimit do të publikohen shpalljet/konkurset, që do të ruhen në bazën e të dhënave të punësimit të shërbimeve publike të punësimit të  vendit pjesëmarrës, të cilat shpallje do të vihen në dispozicion nga ofruesi vendor i shërbimit të internetit në një qendër aplikimi në Kosovë.

Kjo qendër aplikimi do të ofroj shërbime për publikun përmes faqes së internetit, që është bazuar në qasjen e marr nga Platforma Evropiane e Portalit të Punësimit-EURES. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)