Kosova e Shqipëria me marrëveshje në fushën e metrologjisë
Delegacioni i Shqipërisë fillimisht është takuar me u.d. Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Avni Kastrati me të cilin ka shkëmbyer ide dhe forma operuese rreth funksionalizimit në fushën e akreditimit në përgjithësi. Më pas, Rama dhe Sokoli kanë nënshkruar Aneks-Marrëveshjen ndërmjet Drejtorisë së Metrologjisë të Shqipërisë (DMSH) dhe Agjencisë së Metrologjisë së Kosovës (AMK).
Blerim Sokoli, drejtor i përgjithshëm i AMK-së, me këtë rast vlerësoi rëndësinë e arritjes në këtë pikë, duke pasur parasysh që në pyetje është vazhdimësia e një marrëveshjeje të arritur një vjet më parë.
Përpos dëshirës së madhe të të dyja palëve që të kalojmë prej fjalëve në vepra, kjo le të jetë një përtëritje solemne e një marrëveshjeje të vendosur me parë, ka thënë Sokoli, duke shtuar se marrëveshja është e realizueshme dhe se kjo le të jetë vetëm si një pikë formale e një bashkëpunimi ndërmjet të dy palëve.
Sokoli po ashtu ka theksuar se ky bashkëpunim nuk do të mungojë edhe në të ardhmen.
Ndërkaq, Petrit Rama, drejtor i përgjithshëm i DMSH-së, tha se me gjithë ekipin e metrologjisë shqiptare do të bëjmë punë shumë të mirë në të gjitha fushat e metrologjisë që i përket edhe Kosovës edhe Shqipërisë.
Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë Shqiptare e ka pas në qendër të vëmendjes bashkëpunimin me Kosovën qysh në vitin 2012, pavarësisht se deri në këtë kohë ajo ka ngelur në letër.\"
\"Nga ekipi im besoj edhe nga ekipi juaj, ti premtojmë njëri-tjetrit që kjo marrëveshje nuk do të ngelë në letër, por në të gjitha fushat e bashkëpunimit do të rezultojë e suksesshme, tha Rama, duke shprehur vullnetin për bashkëpunim të vazhdueshëm ndërmjet dy institucioneve metrologjike.
Delegacioni nga Shqipëria, më pas, ka vizituar edhe laboratorët e AMK-së në Prizren.