Kosova e SHBA nënshkruajn Grantin e Objektivave Zhvillimore
Prishtinë, 27 shtator - Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi se bashku me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie do të nënshkruajnë amandamentimin e Marrëveshjes dypalëshe mbi Grantin e Objektivave Zhvillimore.
Pjesë e ceremonisë së nënshkrimit të kësaj marrëveshje do të jenë edhe Administratorja e Lartë e USAID-it nga Byroja për Evropë dhe Euroazi, Margot Ellis, Drejtori i misionit të USAID-it në Kosovë, James Hope, etj.
Marrëveshja përfshin përkushtimin e qeverisë së Sh.B.A-ve për të ndihmuar institucionet e Kosovës për të realizuar reformat të cilat do të shtyjnë para zhvillimin e Kosovës.