Kosova e para në rajon për rritje ekonomike
Ekonomia e Evropës Juglindore (EJG61) filloi të rimëkëmbej nga recesioni i 2012-ës duke u rritur mesatarisht me 2.2 për qind në vitin 2013, sipas Raportit të Rregullt Ekonomik për Evropën Juglindore (RRrE EJLS) të Bankës Botërore.
Lidhur me situatën në të ardhmen, raporti shprehet se rajoni parashikohet të rritet me 1.9 për qind në vitin 2014 dhe me 2.6 për qind në vitin 2015 falë rritjes së kërkesës së jashtme, por ky parashikimi zbehet nga rreziqe domethënëse që lidhen me përmbytjet e fundit në rajon.
Në vitin 2013, secili nga të gjashtë shtetet e Evropës Juglindore shënoi ritme pozitive rritjeje. Rritje në nivelin 3 për qind ose më shumë u shënua në Kosovë, Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë dhe në Malin e Zi."
"Viti i mbarë bujqësor dhe rritja e industrisë kanë mbështetur aktivitetin ekonomik të rajonit në të gjitha shtetet, thuhet në Raportin e Rregullt Ekonomik për Evropën Juglindore, i prezantuar të hënën nëpërmjet video-lidhjes nga zyra e Bankës Botërore në Sarajevë për gjashtë vendet e rajonit në të njëjtën kohë.
Të hyrat buxhetore në vitin e kaluar, sipas Bankës Botërore nuk kanë arritur të realizohen sipas parashikimeve të Qeverisë së Kosovës. Doganat e Kosovës kanë pasur rënie të të hyrave në vitin 2013 për 1 për qind krahasuar me vitin 2012.