18 Maj 2024

Kosova e para ne rajon me nivel më të ulët të borxhit të jashtëm

Prishtinë, 29 korrik- Kosova ka nivel mjaft të ultë të borxhit të jashtëm krahasuar me vendet e Eurozonës, vetëm rreth 7 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Zyrtarëtë Bankës Qendrore thonë se Kosova është shtet i ri dhe ky borxh mund të rritet në të ardhmen. Kurse njohësit e çështjeve ekonomike thonë se niveli i borxhit të jashtëm duhet të jetë në përputhje me nivelin e zhvillimit ekonomik.

Ndër indikatorët më pozitiv të Kosovës është rritja ekonomike dhe niveli i ultë i borxhit të jashtëm.

Bedri Zymeri, udhëheqës i Divizionit të Bilancit të Pagesave në Bankën Qendrore të Kosovës, tha për Radio Kosovën se pikërisht borxhi i jashtëm dhe rënia e besimit të bizneseve janë faktorët kyç që po ndikojnë negativisht në ekonominë e vendeve të Eurozonës. Por sipas tij, Kosova është shtet i ri dhe niveli i borxhit mund të rritet.

“Borxhi i jashtëm i Kosovës është i ultë krahasuar me vendet e Eurozonës. Borxhi i jashtëm është rreth 7 për qind ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto, mirëpo duhet ta kemi parasysh se Kosova është një shtet i ri dhe borxhet shkojnë duke u shtuar në të ardhmen”, theksoi Zymeri.

Borxhi i jashtëm bruto në fund të tremujorit të parë të këtij viti ka qenë 1.3 miliard euro, përafërsisht rreth 30 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Zymeri sqaron se pjesëmarrjen më të madhe në këtë shumë e kanë investimet e huaja direkte, rreth 581 milionë euro, borxhi qeveritar rreth 247 milionë, pastaj huamarrjet e bankave komerciale ndaj bankave të jashtme rreth 162 milionë dhe sektorët tjerë të ekonomisë, ku përfshihen institucionet financiare jobankare, organizatat joqeveritare dhe ekonomitë familjare, 277 milionë euro.

“Sa i përket borxhit të jashtëm ne nuk jemi shumë të rrezikuar dhe kjo është një fakt shumë i mirë, mirëpo ne jemi shtet i ri dhe borxhet vijnë duke u rritur”, tha ai për Radio Kosovën.

Ndonëse Kosova ka nivel të ultë të borxhit, nuk do të thotë se duhet ta thellojë atë, thonë njohës të çështjeve ekonomike. Drejtori i Institutit RIINVEST, Lumir Abdixhiku, thotë se nëse Kosova e rritë nivelin e borxhit, mund të vije në gjendje që të mos mund ta kthejë atë, sikurse disa vende të Eurozonës.

“Fakti që kemi borxhin e ultë është lajm i mirë, por nuk është indikator se ne mund ta rrisim këtë borxh. Pra nuk e kemi një rezervë të marrjes së borxhit sepse duhet të ketë një korrelacion pozitiv me zhvillimin ekonomik. Them se borxhi duhet të mbetet në nivele të ulëta derisa ekonomia nuk performon më mirë”, thaksoi ai.

Ndryshe, Shqipëria ka borxh të jashtëm rreth 62 për qind të Prodhimit të brendshëm Bruto, Bosnje Hercegovina rreth 42 për qind, sa ka edhe Serbia, Mali i Zi rreth 49 për qind dhe Maqedonia rreth 25 për qind. Sipas ligjeve në fuqi Kosova mund të marrë borxhe të jashtme deri në 40 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)