Kosova e nënta në botë për nga mjerimi
Prishtinë, 22 shkurt - Web faqja amerikane për biznes dhe teknologji Business Insider ka analizuar 197 vende për të hartuar Indeksin e Mjerimit për vitin 2013.
Indeksi i mjerimit, një matës i vrazhdë ekonomik i krijuar nga Artur Orkumi, mbledh papunësinë e një shteti me shkallët e inflacionit për të vlerësuar kushtet në terren.
Arsyetimi: shumica e qytetarëve e kuptojnë dhimbjen dhe shkallën e lartë të papunësisë, si dhe rritjen e vazhdueshme të mallrave.
Në këtë raport, Kosova renditet e nënta me indeksi të varfërisë 53.6, inflacion 8.3% dhe papunësia 45.3%.
Në raport thuhet që papunësia e shfrenuar në Kosovë mbetet problem i madh.
Rezultatet janë të bazuara në të dhënat CIA-s, që vlerëson shifrat për shtetet dhe territoret që nuk kanë agjenci lokale të besueshme të raportimit.
CIA World Factbook është përditësuar së fundi më 11 shkurt 2013. Për Kosovën, këtë herë thuhet: Vendi më i varfër në Evropë. Mesatarja vjetore e të ardhurave për kokë banori është 7.400 dollarë.
Remitancat nga vendet e tjera evropiane, kryesisht nga Zvicra, Gjermania dhe vendet skandinave llogariten në 18 për qind të PBB-së