20 Nëntor 2024

Kosova e Mali i Zi synojnë të thellojnë bashkëpunimin ekonomik

Prishtinë, 22 prill - Kosova dhe Mali i Zi së shpejti do të organizojnë një Forum Biznesor me qëllim të përmirësimit të bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve. Kjo është bërë e ditur gjatë takimit që ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj ka zhvilluar sot në Podgoricë me ministrin e Ekonomisë të Malit të Zi, Vladimir Kavariç.

Me këtë rast, ministri Beqaj ka theksuar se gjatë takimit me homologun malazez ka diskutuar për bashkëpunimin ekonomik dhe ka informuar atë rreth gjendjes ekonomike dhe për potencialet të cilat i ka Republika e Kosovës.

“Biseduam për marrëveshjen në fushën e ekonomisë, pra kemi një marrëveshje të cilën e kemi këmbyer dhe tani presim që shumë shpejt të kemi një vizitë, ndoshta në Prishtinë së bashku me një delegacion ekonomik ku do të bëjmë nënshkrimin e marrëveshjes që do të mundësonte hapjen e horizonteve të reja duke eliminuar kështu të gjitha barrierat e mundshme”, ka thënë Beqaj.

Ai ka thënë se për këtë qëllim do të formohet një komision i përzier, i cili do të trajtonte problemet ekonomike në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi në baza gjashtë mujore për ta analizuar gjendjen.

“Njëkohësisht këmbyem informata rreth sektorit të energjisë, informata në fushën e telekomunikacionit dhe në fusha të tjera, të cilat janë në interes. Ngritëm edhe çështjen e transportit si çështje jashtëzakonisht e rëndësishme dhe për këtë qëllim pak më herët pata takim me ministrin e transportit dhe diskutuam marrëveshjen në fushën e transportit, diskutuam për taksën e cila iu merret qytetarëve të Republikës së Kosovës, bashkëpunimin në fushën e sigurimeve, etj”, tha ministri Beqaj.

Kreu i MZHE-së nënvizoi se janë një sërë temash të cilat do të trajtohen në mënyrë institucionale për të krijuar një hapësirë më të mirë të bashkëpunimit në mes të Republikës së Malit të Zi dhe Republikës së Kosovës.

“Është jashtëzakonisht mirë të thuhet që ne nuk kemi çështje problematike në aspektin politik prandaj tani jemi të interesuar të intensifikojmë edhe me projekte të tjera në fushën e infrastrukturës, është diskutuar edhe çështja e një projekti të ardhshëm në fushën e hekurudhave, një lidhje hekurudhore me Malin e Zi, por njëkohësisht edhe infrastrukturën rrugore e cila duhet të ngrihet në nivel të shërbyerit të ekonomive të të dyja vendeve”, ka thënë Beqaj.

Në fund të takimit, Ministri Beqaj ka ftuar ministrin Kavariç që të vijë në Prishtinë për të nënshkruar marrëveshjen dhe të takojë bizneset e Kosovës, për t’i dëgjuar hallet e tyre.

Nga ana e tij,  ministri i Ekonomisë së Malit të Zi, Vladimir Kavariç nënvizoi se  në këtë takim është biseduar për bashkëpunimin ekonomik, respektivisht për organizimin e   forumi biznesor që të dyja shtetet të përmirësojnë komunikimin dhe bashkëpunimin në tregti dhe në të gjitha fushat ku janë edhe duke bashkëpunuar të dyja vendet.

“Për bashkëpunimin në fushën ekonomisë ne si Ministri dhe po ashtu edhe kolegët nga Kosova kemi marrë hapa që kanë të bëjnë me lehtësimin në komunikim në të gjitha fushat dhe ta fuqizojmë këtë bashkëpunim në mes dy shteteve”, tha Kavariç.

Ai tha se e rëndësishme është që kemi këmbyer përvojat nga të dyja palët në çështjet e dhe potencialet  në energji, që përfaqësojnë  një rëndësi të posaçme për të dyja shtetet. 

Në këtë kuadër Ministri Beqaj është takuar edhe me kryetarin e Odës Ekonomike të Malit të Zi,Velimir Mijuskoviç, ku të pranishëm ishin edhe kryetari i Odës Ekonomike, Safet Gërxhaliu dhe kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini,


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)