17 Nëntor 2024

Kosova e Japonia diskutojn thellimin e marrëdhënieve ekonomike

Prishtinë, 7 nëntor - Ministri i Financave Besim Beqaj ka pritur sot në takim Ryo Nakamura, drejtor për Evropën Qendrore dhe Jug-Lindore i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Japonisë, me të cilin ka biseduar lidhur me mundësitë e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit ekonomik në mes të dy vendeve.

Me këtë rast Ministri Beqaj ka falënderuar Japoninë për përkrahjen dhe ndihmën dhënë Republikës së Kosovës dhe e ka informuar për përkushtimin e vendit tonë me qëllim të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit të përgjithshëm në rajon.

Gjatë takimit Ministri Beqaj, posaçërisht është ndalur rreth stabilitetit dhe qëndrueshmërisë makrofiskale,  duke folur për ndikimin negativ të situatës aktuale politike në zhvillimin ekonomik të vendit dhe angazhimin konkret në vazhdimin e zbatimin të reformave në ekonomi; planifikimin afatmesëm për rritjen ekonomike rreth 4%; nivelin e borxhit publik rreth 10% në raport me GDP-në, si dhe e ka informuar lidhur me mundësinë e absorbimit të kredive potenciale me qëllim të zhvillimit të projekteve të rëndësishme në lëminë e trajtimit të ujërave të zeza, energjisë, infrastrukturës, bujqësisë, prodhimit dhe përpunimit të produkteve ushqimore, si dhe sektorëve të tjerë me ndikim pozitiv në zhvillimin ekonomik të vendit.

Ministri Beqaj ka informuar zotin Nakamura lidhur me përfundimin e suksesshëm të programit 20 mujor stand-by me FMN-në dhe i ka propozuar që të analizohet mundësia e nënshkrimit të marrëveshjeve për eliminim të tatimit të dyfishtë, mbrojtje të investimeve si dhe sferat e tjera me qëllim të krijimit të bazës ligjore për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar në mes të Kosovës dhe Japonisë.

Ministri Beqaj foli edhe për angazhimin institucional për luftimin e ekonomisë joformale, parandalimin e shpëlarjes së parave dhe krimeve të tjera financiare, si dhe krijimin e task forcës me qëllim të luftimit të kontrabandës, të cilat konsiderohen sfida jo vetëm për Kosovën, por edhe rajonin dhe më gjerë.

Duke iu falënderuar Ministrit Beqaj për takimin dhe informata e dhëna, zoti Nakamura ka vlerësuar se vizita e delegacionit kosovar e udhëhequr nga kryeministri Hashim Thaçi ka qenë jashtëzakonisht e suksesshme dhe ka ngjallë interesim nga ana e ndërmarrësve japonez.

Me këtë rast ai theksoi mundësitë e thellimit të bashkëpunimit me Agjencinë Ndërkombëtare Japoneze për Bashkëpunim si dhe mundësitë për financim të projekteve të ofruara nga ana e Japonisë.

Zoti Nakamura shprehu gatishmërinë e shtetit të tij për të thelluar marrëdhëniet ekonomike përmes nënshkrimit të marrëveshjeve bilaterale.

Në takim ishte i pranishëm edhe ambasadori i Kosovës në Japoni Ahmet Shala.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)