28 Prill 2025

Kosova e interesuar për bashkëpunim ekonomik me Malajzin

Prishtinë, 25 prill - Ministri i Zhvillimit Ekonomik Besim Beqaj ka pranuar sot në takim përfaqësuesit e Odes Ekonomike të Malajzisë me të cilët ka biseduar lidhur me bashkëpunimin në mes të dy vendeve në lëmin e ekonomisë.

Me ketë rast ministri Beqaj e ka informuar delegacionin nga Malajzia me përcaktimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për ndryshime strukturore në ekonominë e vendit dhe lidhur me projektet aktuale të cilat i udhëheq Ministria e Zhvillimit Ekonomik në lëmin e energjisë, minierave dhe telekomunikacionit.

Ministri Beqaj theksoi interesin e ekonomisë për thellimin e bashkëpunimit me bizneset nga Malajzia duke theksuar gatishmërinë që tu përgjigjen të gjitha iniciativave për bashkëpunim ne mes të komunitetit të biznesit dhe institucioneve të dy vendeve.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)