Kosova e Gjermania nënshkruajnë marrëveshje në vlerë prej 12.9 milionë euro
Prishtinë, 11 dhjetor - Ministrinë e Financave ka bërë të ditur se do të nënshkruhet marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë për Bashkëpunim Teknik për vitin 2017.
Marrëveshja e cila do të nënshkruhet nga ministri i Financave Bedri Hamza dhe ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovës Christian Heldt, ka vlerën totale prej 12 milionë e 950 mijë euro.
Ceremonia e nënshkrimit të Marrëveshjes do të mbahet sot në Ministrinë e Financave.