Kosova e Gjermania nënshkruajnë dy marrëveshje për bashkëpunim Financiar
Prishtinë, 8 shtator - Ministria e Financave e Republikës së Kosovës ka bërë te ditur se sot mbahet ceremonia e nënshkrimit të dy marrëveshjeve për bashkëpunim financiar 2014 ndërmjet Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Marrëveshjet do të nënshkruhen nga ministri i Financave Avdullah Hoti dhe ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë znj. Angelika Viets.
Pas nënshkrimit të marrëveshjeve ministri Avdullah Hoti dhe ambasadorja Angelika Viets, do të mbajnë Konferencë për Media në lidhje me nënshkrimin e marrëveshjeve.
Ceremonia dhe Konferenca për Media do të mbahen në ora 15:00, në Ministrinë e Financave - Ndërtesa e Qeverisë së Republikës së Kosovës, kati 11- salla e konferencave.