12 Nëntor 2024

Kosova e Gjermania me kapitull të ri për bashkëpunimin ekonomik

Berlin, 21 korrik - Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka nisur një vizitë zyrtare në Gjermani ku në fokus të agjendës së tij janë takimet me homologun e tij gjerman, Walter Steinemier, zyrtarë në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe udhëheqës të tjerë politik dhe ekonomik.

Në ditën e parë të vizitës, Hoxhaj ka takuar Michael Harms, Drejtor i Komitetit Lindor të Ekonomisë Gjermane për të diskutuar mundësinë e rritjes së investimeve gjermane dhe njëkohësisht thellimin e bashkëpunimit në këtë drejtim. 

Hoxhaj ka deklaruar pas takimeve, se po e viziton Berlinin për të shtyrë përpara një kapitull të ri të bashkëpunimit që në fokus ka zhvillimin ekonomik të Kosovës.

“Jam për vizitë në Berlin si një mik i Gjermanisë dhe për të konfirmuar lidhjet e ngushta që ekzistojnë mes dy vendeve. Pas përkrahjes së madhe në çlirimin, rindërtimin dhe shtet ndërtimin e Kosovës nga ana e Gjermanisë, konsideroj se duhet të hyjmë në një fazë të re të marrëdhënieve e që ka si prioritet bashkëpunimin ekonomik. Dhe për këtë do të angazhohem me të gjitha kapacitetet e mija” ka deklaruar Hoxhaj.

Kryediplomati kosovar, ka zhvilluar një takim edhe me Frank Priess, zëvendësdrejtor i Konrad Adenauer Stiftung për Evropë dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar, me të cilin ka diskutuar për nevojën e zgjerimit të fushë-veprimtarisë dhe përfshirjes edhe më të madhe të Fondacionit KAS në Kosovë.

Hoxhaj, ka thënë se “përvoja dhe ndihma e këtij fondacioni do të ishte shumë e rëndësishme për forcimin e demokracisë, shoqërisë civile dhe të partive politike. Ministri Hoxhaj gjatë ditës ka takuar edhe Prof. Dr. Michael Stürmer, botues, kryeredaktor dhe historian i njohur gjerman dhe përkrahës i çështjes së Kosovës.

Në agjendë të vizitës së tij, Hoxhaj do të takohet të premten edhe me ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Walter Steinmeier.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)