16 Nëntor 2024

Kosova e gatshme t’u bashkohet shteteve për Ndryshimet Klimatike

Prishtinë, 7 nëntor - Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, me ftesë të ministrit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, të Republikës së Maqedonisë, Nurhan Izairi, ka marrë pjesë në konferencën ministrore: “Drejt samitit të klimës në Paris 2015, sfida për shtetet anëtare të CEI-së“, e cila u mbajt të premten në Shkup.

Me këtë rast u nënshkrua Deklarata për Ndryshimet Klimatike me të cilën shprehet gatishmëria e përbashkët për bashkëpunim në drejtim të arritjes së të ashtuquajturës rritje “më të gjelbër” për rajonin e CEI-së në periudhën pas vitit 2020.

Ministri Agani në fjalën e tij tha se Kosova edhe pse nuk është palë e Konventës Kornizë për Ndryshimin Klimatik (UNFCCC), megjithëkëtë është shtet në zhvillim dhe vend me perspektiv për anëtarësim në BE.

“Politikat e BE-së janë në linjë me kërkesat e Konventës Kornizë për Ndryshimin Klimatik (UNFCCC), prandaj duke adaptuar dhe transpozuar legjislacionin e BE-së, Kosova në mënyrë indirekte plotëson edhe kërkesat që dalin nga kjo Konventë”, ka shtuar Agani.

Ministri Agani i njoftoi të pranishmit se në kuadër të këtij anagazhimi, Kosova përmes MMPH-së, ka bërë një sërë veprimesh për të përmbushur nevojën për monitorimin e ndryshimeve klimatike, adaptimin ndaj tyre dhe zbutjen e ndikimeve që vijnë nga këto ndryshime.

“Në kuadër të legjislacionit nacional për ndryshime klimatike, aspektet që ndërlidhen me këto ndryshime janë përfshirë në legjislacionin mjedisor përkatës duke përfshirë Ligjin e Mjedisit, Ligjin për Mbrojtjen e Ajrit nga Ndotja, Ligjin e ujërave dhe ligjet tjera relevante.\"

\"Janë miratuar edhe aktet nënligjore përkatëse sikurse janë ato për substancat që e dëmtojnë shtresën e ozonit dhe gazrat serrë të fluoruara, dhe ato për informimin e konsumatorit për ekonominë e karburantit dhe emetimet e CO2 të makinave të reja të pasagjerëve.\"

\"Janë në proces të finalizimit dhe miratimit edhe dy udhëzimeve administrative të rëndësishme sikurse janë: Udhëzimi Administrativ për monitorimin e emisioneve të gazrave serrë, dhe Udhëzimi administrative për mekanizmat për përcjelljen e emisioneve të gazrave serë”, tha ministri Agani, duke shtuar se Kosova do t’i zhvillojë kapacitetet për t’i përmbushur obligimet e saj të ardhshme në kuadër të Konventës UNFCCC dhe si anëtare e BE-së.

Në këtë konferencë, në segmentin e lartë, u prezantuan të të ashtuquajturat “Kontribute adekuate nacionale për zvogëlimin e ndryshimeve klimatike“, ku u arritën konkluzione të përbashkëta për mënyrat e veprimit të përbashkët midis politikave klimatike, energjetike dhe të tjera në nivel rajonal.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)