15 Nëntor 2024

Kosova e gatshme për çfarë do investitori

Prishtinë, 22 nëntor - Qeveria e Kosovës është e hapur për çdo investitor që dëshiron të shtrijë kapitalin e tij në vendin tonë.

Të gjithë pa dallime trajtohen në mënyrë të barabartë. Duke përfshirë edhe investitorët që në disa raste si aksionarë kanë edhe shtetin prej nga vijnë. Kjo nuk i pengon ligjvënësve e as ekzekutivit.

Trajtimi i barabartë, është i garantuar me ligjin për investime të huaja. Kështu tha përmes përgjigjeve elektronike, Shefi i Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), Besian Mustafa.

Ai ka treguar se Kosova ofron kushte të favorshme për investitorët e huaj. Ai ka numëruar si ofertë që u bëhet investitorëve të huaja janë fuqia punëtore e re dhe e motivuar, tregu i lirë dhe qasja pa tarifa doganore në tregun e Bashkimit Evropian, taksat ndër më të ulëta në Evropë si dhe procedurat e lehta të bërit biznes.

Mustafa ka përmendur edhe pakon e re fiskale që sipas tij do të ndikoj në nxitjen e investimeve të huaja në Kosovë.

“Tashmë përmes pakos së re fiskale parashihet lirimi nga importi për linjat prodhuese, makineritë dhe lëndën e parë etj. Së fundmi edhe qasja në tregun evropian përmes nënshkrimit tëMarrëveshjes për Stabilizim As ociim e cila do ndikojë në krijimin e mundësive të reja si për bizneset kosovare po ashtu edhe për rritjen e prezencës së kompanive të huaja në Kosovë”, tha Mustafa.

Ai po ashtu tha se Qeveria e Kosovës është në finalizim të draft Ligjit për Investimet Strategjike,ku sipas tij, përmes këtij ligji do të përcaktohen fushat e zhvillimit strategjik të Kosovës, dhe do të thjeshtëzohen procedurat për investime, njëkohësisht do të mundësohet negocimi i drejtpërdrejtë i qeverisë me investitorët strategjikë për sjelljen investime të reja në Kosovë.

Sipas tij, është edhe ligjin për themelimin e Fondit për Garantimin e Kredive i cili do të ndikojë në përmirësimin e qasjes në financa.

Edhe anëtari i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Blerim Grainca, vlerëson se nuk ka ndonjë pengesë nëse një investitor i huaj ka shtrirë kapitalin e tij në Kosovë edhe në rast se aksionarë ka shtetin prej nga vjen.

“Në Kosovë ekziston ligji për investimet e huaja, i cili e rregullon dhe mbulon këtë fushë…Mund të them se nuk ka asnjë pengesë ligjor që një kompani publike nga një vend tjetër në të cilën ka aksione qeveria e atij vendi të vjen dhe të investoj në Kosovë. Ne jemi të hapur për të gjitha llojet e investimeve për arsye se Kosova është duke ju dhënë mundësi dhe shanse investitorëve të huaj pavarësisht pronësisë së kapitalit të tyre. E rëndësishme është që prejardhja e kapitalit të jetë e pastër. Burimet e financimit ju nënshtrohen ligjeve për pastrimin e parave , ligjeve që janë në fuqi në vendet prej nga vinë dhe mos të ketë dyshime për prejardhjen e kapitalit. Ju e dini që ky ligj njeh edhe formën e koncesioneve , formën e partnerit etit publiko-privat , apo edhe investimet direkte që mund të bëhen nga vendet e huaja në Kosovë. Sepse edhe praktikat ndërkombëtare njohin llojet e tilla të investimeve”, tha Grainca.

Ai tha se do të ishte mirë që ne të kemi mundësi si shtetaksionarë në ndonjërën kompani vendore për t’u paraqitur si investitorë direkt në njështet tjetër.

“Nuk besoj që vendi ynë në këtë fazë ka kapacitete të tilla që të provoj të investoj në vendet jashtë Kosovës. Gjithsesi në një të ardhme të afërt ndoshta kompanitë që do të jenë në partneritet publiko privat në Kosovë të kenë mundësi që të marrin pjesë edhe në garat apo kompeticionet ndërkombëtare”, tha Grainca.

Por njëjtë me Graincën nuk mendon kryetari i Komisionit p ër Mbikëqyrjen e Agjencionit të Inteligjencës Kosovare (AKI), Haxhi Shala.

Sipas tij, Kosova e ka një operator mobil edhe atë me pronësi shtetërore të një shteti tjetër.

Shala shpreson që në të ardhmen mos të ketë operator të tretë mobil me pronësi të ndonjë shteti fqinj.

Gjë që sipas tij në bazë të bisedimeve në Bruksel nuk përjashtohet mundësia e tillë.

“Bazuar në bisedimet në Bruksel pala jonë apo udhëheqësit tanë janë pajtuar që të operojë edhe një operator i tretë. Si operator i tretë duhet të jetë I përzgjedhuri nga Serbia i cili do të funksionon në Kosovë. Besoj që përveç operatorit të tretë edhe operatori i parë që është IPKO dhe operatori I dytë tash që do të vije nga Serbia i treti realisht se i p ari është Vala ai do të ketë mundësi edhe hapësirë për të përgjuar. Por pasi ligji i përgjimeve veç ka kaluar në Kuvend nuk do të jenë në qoftë se nevojiten si material provë nëpër gjykata të ndryshme nuk do të merren si serioze ato. Por si do që të jetë ato përgjime do ti nevojiten shtetit serbe.”, tha Shala.

Ndërsa , Agim Aliu, anëtar i Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvnedit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, tha se ligji për Investime të Huajagaranton investimet e huaja.

“Çështja e investimeve të huaja, sa i përket çështjes së legjislaturës që është në Republikën e Kosovës, është një legjislacion i cili garanton investimet e huaja...Por esenca e të gjitha legjislacioneve dhe krijimit të ligjeve të ndryshme që kanë të bëjnë me investime e huaja por edhe me investimet në përgjithësi është te mos konsistenca e ligjeve respektivisht edhe te mos zbatimi i duhur i këtyre ligjeve....Deri më tani në këtë legjislaturë të gjitha ligjet dhe të gjitha aktet tjera që kanë ardhur në komision kanë qenë në përputhshmëri me ligjet e Republikës së Kosovës dhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, tha Aliu.

Ai tha se investitorët e huaja dhe vendor kanë si shqetësim ngufatjen në kuptimin e përfaqësimit të zgjedhjes së lëndëve kontestuese në gjykatat vendore.

“Respektivisht sistemit të drejtësisë që në fakt ka penguar zhvillimin ekonomik në fakt ka penguar edhe investimet e hua ja që janë të domosdoshme në Republikën e Kosovës”, tha Aliu.

Bazuar në të dhënat e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK),bilanci i investimeve të huaja deri në qershor 2015 arriti në 163.6 milionë euro, që paraqet një rritje të konsiderueshme krahasuar me vlerën prej 39.1 milionë euro sa ishte në periudhën e njëjtë të vitit paraprak.Sektorët që përfituan më shumë nga rritja e IHD-ve ishin sektori i patundshmërive, qiradhënies dhe aktiviteteve tjera biznesore, si dhe sektori i shërbimeve financiare.

/rtk/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)