Kosova e Bullgaria fuqizojnë bashkëpunimin në fushën e Mjedisit
Prishtinë, 9 tetor - Kryeshefi ekzekutiv i Agjencionit për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës dr.sc. Ilir Morina ka takuar sot në Sofje, Drejtoreshën e Agjencisë Ekzekutive të Mjedisit të Bullgarisë dr.eng. Vanya Grigorova.
Ky takim është realizuar në kuadër të vizitës studimore që ekipi i AMMK-së, për Inventarin e Gazrave Serë është duke e realizuar në Bullgari.
Në takim është biseduar për bashkëpunimin ne mes të Agjencionit për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës dhe Agjencionit Ekzekutiv të Mjedisit të Bullgarisë në sektorin e monitorimit të mjedisit, akredimit të laboratoreve, implementimin e projekteve të përbashkëta, pjesëmarrjen e Kosovës në iniciativa mjedisore regjionale, në menaxhimin e integruar të mbeturinave e fusha të tjera mjedisore.
Përndryshe delegacioni i AMMK-së gjatë vizitës studimore ka përfituar nga përvojat bullgare në ngritjen e sistemit për monitrimin, raportimin dhe inventarin e gazrave serrë. Po ashtu ekipi i AMMK-së, ka pasë rastin të shoh në praktikë projekte mjedisore në fuksion të reduktimit të gazrave serrë sikurse ishte rasti me vizitën në impianti për menaxhimin e integruar të mbeturinave në Sofje, ku nga trajtimi i mbeturinave organike përfitohej biogras dhe kompost.
Kjo vizitë është mbështetur nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim-UNDP zyra në Kosovë, e cila e ka përkrahur AMMK-në në implementimin edhe të disa projekteve tjera në sektorin e ndryshimeve klimatike.