Kosova e Austria me marrëveshje të vjetër për sigurimet sociale
Prishtinë, 18 nëntor - Ministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nenad Rashiq, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, në ambientet e MPMS-së, zhvillo një takim pune ambasadorin austriak në Republikën e Kosovës, Johann Brieger.
Gjatë takimit u diskutua situata e tanishme për sigurimet social në mes Shtetit të Austrisë dhe Kosovës si dhe koordinimin e aktiviteteve për negocimin e një marrëveshje të re ndërshtetërore për sigurimet shoqërore në mes të dy shteteve.
Marrëveshja e cila ekziston në mes Republikës së Austrisë dhe Republikës Federative të ish-Jugosllavisë, e datës 05.06.1998, duhet parë edhe më tej si marrëveshje e zbatueshme deri në një marrëveshje të re austriake-kosovare.
Arsyeja substanciale e mosfunksionimit të marrëveshjes aktuale po ndodhë për arsye se zbatimi i saj në praktikë po hasë në vështirësi duke pasur parasysh se çdo marrëveshje dypalëshe duhet të bazohet në parimin e reciprocitetit.
Ambasadori austriak, Brieger, tha se duhet të punohet dhe të veprohet bashkërisht nga ekspertët e dyja vendeve në mënyrë që në një hapësirë kohore të shkurtër të intensifikohen takimet dhe përgatitjet e aktiviteteve që duhet të ndërmerren në procesin e negocimit të marrëveshjes së re austriake-kosovare.
Gjatë takimit u potencua se nuk ekziston reciprocitet në mes dy vendeve në marrëveshjen aktuale dhe se është e domosdoshme përgatitja e një marrëveshjeje të re sepse, aktualisht ekziston mungesa e sigurimeve shëndetësore, sigurimeve ndaj aksidenteve dhe ndaj papunësisë.
Ministri Rashiq falënderoi ambasadorin për angazhimin e shtetit austriak në këto çështje dhe potencoi faktin se duhet të intensifikohen sa më shpejt që është e mundur aktivitetet që e përshpejtojnë procesin e negocimit për të finalizuar marrëveshjen e re në ato pika ku legjislacioni kosovar është ekuivalent me legjislacionin austriak, duke lënë hapësirë për disa çështje tjera, deri në hyrjen në fuqi të ligjeve përkatëse që rregullojnë çështjet e sigurimeve sociale dhe shëndetësore në Republikën e Kosovës.
Ambasadori austriak, Brieger, u informua nga të pranishmit se shumë shpejt edhe ato ligje që rregullojnë fushën e sigurimeve sociale do të jenë të gatshme për procedim në Qeverinë e Kosovës, ku me këtë do të plotësohej edhe kushti substancial për fillimin e negocimit të marrëveshjes së re në mes Kosovës dhe Austrisë.