Kosova duhet të importojë mallra prej 3.5 miliard euro për të arritur synimet e Doganës
Prishtinë, 7 janar - Parashikimet buxhetore për vitin 2015 do të jenë mjaftë sfiduese nga vetë fakti që problemet e vitit 2014 si pasojë e ngërçit politik janë duke u bartur dhe u aktualizuar në vitin 2015. E tëra kjo na bënë paksa të shqetësuar që sektori privat do të jetë në një pozitë më të pa lakmueshme dhe me një pozicionim jo konkurrues karshi shteteve të rajonit.
Në vitin 2014 doganat e Kosovës kanë grumbulluar afër 871 milion euro si kontribut për buxhetin e Kosovës të hyra të grumbulluara nga Dogana, akciza, tvsh dhe taksat që në krahasim me vitin 2013 është një rritje për afër 4% .
Parashikimet për vitin 2015 janë që dogana e Kosovës të grumbullojnë 974 milion euro të hyra të vjelura nga sektori privat përmes grumbullimit nga Dogana, akciza, tvsh dhe taksat.
Kur kemi parasyshë krizën aktuale në Kosovë atëherë prap sektori privat do të jetë bartës i këtij objektivi mirëpo me një pozitë shumë më të vështirë se në vitin paraprak. Edhe ekspertet më të mëdhenj që mirën me parashikime të trendëve ekonomike globale nuk kanë mundur të parashikojnë një ramje drastike të çmimit të naftës në berëzat ndërkombëtare, ramje e cila në mënyrë direkte, indirekte apo perifere do ta godet ekonomin kosovare.
Kur kemi parasyshë faktin se kemi të bëjmë me një produkt strategjik çfarë është nafta dhe se në vitin 2014 janë grumbulluar afër 300 milion euro të hyra buxhetore atëherë ky vite do të jetë edhe më i vështirë qe të arrihet një shumë e tillë sepse çmimet e naftës janë përgjysmuar. Deri sa ulja e çmimit të naftës do të jetë një mundësi e reduktimit të kostos së prodhimit vendor edhe pse ulja e çmimit është duke ndodhur ngadalë, për Doganat e Kosovës do të jetë shumë më e vështirë të gjejmë një alternativë kompenzuese të këtyre të hyrave. Dhe ajo çka mbetet është që të luftohet ekonomia informale dhe e kriminalizuar me qëllim që të mos gjobiten vetëm bizneset aktive.
Por ajo çka neve na shqetëson është fakti se Kosova edhe në vitin 2015 do të jetë eksportues i parasë së gatshme përmes importeve dhe rritjes kuantitative të importeve sepse të arrihet grumbullimi i 974 milion euro nga Doganat e Kosovës, Kosova duhet të eksportojë afër 3.5 miliard euro për blerje të produkteve të ndryshme që e dëshmon faktin se Kosova është duke u shndërruar në shoqëri të varur nga importi.
E tëra kjo duhet të na obligojë që të orientohemi drejtë zhvillimit ekonomik në veçanti duke e mbështetur sektorin privat në forma të ndryshme lehtësuese me qëllim të forcimit të prodhimit vendor.
Jo vetëm paraja e qytetareve të Kosovës por edhe remitancat nga Diaspora e kanë të njëjtin fat që përmes Kosovës dhe importit të jenë mjet i dedikuar për stabilitet social dhe qëndrueshmëri ekonomike për vendet nga të cilat Kosova importon më së shumti. Dhe që të arrihet një ambient më i volitshëm për të bërë biznes në Kosovë dhe për të përmirësuar pozitën e sektorit privat ekziston vetëm një emërues i përbashkët dhe ai është sundimi i rendit dhe i ligjit, theksoi z. Safet Gërxhaliu Kryetar i Odes Ekonomike të Kosovës.