15 Nëntor 2024

Kosova duhet të bëhet qendër e investitorëve Evropian

Prishtinë, 27 Janar - “Ligji për investime strategjike është një ligjë i mirëseardhur për Republikën e Kosovës por një kohësisht ai mund të shëndërroëhet në një ortek dokumentacioni dhe është rrezik që mos të arrihen përfitimet e duhura, - tha Shpend Balija, drejtor ekzekutiv i Keshillit të investitorëve Evropian në konferencën e organizuar nga Grupi për studime juridike dhe politike si dhe Instituti Gap.

Përvec, qe ky ligj specifikon dy kritere kryesore e që janë vlera monetare që duhet siguruar nga investitori si dhe numri i të punësuarëve, ky ligj do të duhej të ofronte edhe më shumë sa i përket terheqjes se investitoreve të huaj, për arsye se në shumë raste bizneset nuk posedojnë një nivel aq të lartë të kapitalit qysh në fillim të nisjes së projektit, u shpreh zt. Balija.

Gjithashtu Balija thotë se e kupton urgjencen e Qeverisë për të krijuar një ligj të tillë i cili i mndëson Kosovës që të jetë sa me konkurrente ne rajon dhe brenda një periudhe të shkurtër. 

Gjithashtu e kupton çështjen e prokurimit ku duhet eliminohen procedura burokratike për tu bërë më atraktiv se sa vendet e rajonit, por ai shprehet se duhet pasur kujdes që këto dispozita mos të keqpërdoren dhe që ky ligj mos ta arrij efektin e synuar.

Por, ambasodorët e vërtet të cilët do të përçojnë mesazh pozitiv të një klime pozitive për investime janë investitorët Evropian të cilët tani më janë duke operuar në Kosovë nëse Qeveria arrin të krijonë kushte të mira për të bërë biznes.

“Duke pasur parasysh se ne Kosovë pjesa dërmuese e investitorëve të huaj janë nga shtetet Evropiane dhe duke konsideruar se Kosova synon Integrimin ne Bashkimin Evropian dhe me nënshkrimin e MSA-se atëhere edhe joshja e investitorëve duhet të bëhet për investitorë të përgjegjshëm të cilët promovojnë praktikat më të mira në frymen Evropiane e të bërit biznes” – tha Balija.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)