17 Nëntor 2024

Kosova duhet krijuar ambient të përshtatshëm për investime

Prishtinë, 19 mars - Asambleja e parë e Këshillit të Investitorëve Evropian–KIE,është mbajtur në Prishtinë, ku morën pjesë Ambasadorë të shteteve të Bashkimit Evropian, përfaqësues të Organizatave kyçe vendore e ndërkombëtare, dhe mysafirë të ndryshëm diplomatik, gjatë të cilës u aprovuan dokumente të rëndësishme për operim të brendshëm të Këshillit, u shpalos strategjia, objektivat  dhe rezultatet e arritura deri më tani, si dhe u ngritën çështje të cilat shqetësojnë investitorët e huaj, dhe do të adresohen në të ardhmen.

Anëtarët nderi të Këshillit, Samuel Zbogar, Shef i Zyrës së Bashkimit Evropian dhe Anton Kobakov, shefi i Zyrës së Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, vlerësuan lartë kontributin e Këshillit dhënë deri më tani, duke e quajtur atë si mundësia më e mirë për të ndërtuar një ekonomi të shëndoshë në shtetin e Kosovës.

“Në takimin tonë të parë vitin e kaluar ne diskutuam rreth mundësive për një organizim më të mirë të investitorëve Evropian në Kosovë.  Ne ishim duke shqyrtuar mundësitë më të mira për të themeluar një organ i cili do të jetë në gjendje që të ofroj vetë-ndihmesë dhe avokim rreth praktikave më të mira të të bërit biznes në Kosovë.  Sot, ky organ ka marrë formën e tij finale.  Këshilli i Investitorëve Evropian përveçse ofron vetë-ndihmesë, ofron edhe ndihmesë dhe këshillime edhe për të tjerët duke përfshirë edhe Qeverinë e Kosovës.

"Dëshiroj të potencoj edhe një herë mbështetjen tonë të plotë ndaj Këshillit të Investitorëve Evropian.  Ne do të punojmë si partnerë drejt qëllimeve tona të përbashkëta të cilat ndihmojnë Kosovën në zhvillimin e një ekonomie të lirë, konkurruese dhe të qëndrueshme” theksoi z. Zhbogar.

Në anën tjetër, në fjalimin e tij, z. Kobakov u shpreh se Këshilli i Investitorëve Evropian do të ndihmoj në krijimin e një ambienti sa më të përshtatshëm për investitorët e huaj përmes avokimit të interesit të investitorëve të huaj.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)