26 Dhjetor 2024

Kosova drejt një klime më miqësore të biznesit dhe investimeve

Prishtinë, 15 dhjetor - Këshilli i Investitorëve Evropian (KIE) organizoi një konferencë të nivelit të lartë për rastin e botimit të Librit të Bardhë 2020.

Të pranishëm në takim ishin Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, Ambasadori Tomáš Szunyog, Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Shefi i BERZH-it në Kosovë Neil Taylor, si dhe pjesëmarrësit e tjerë.

Në fjalën e tij hyrëse, Nënkryetari i Bordit të KIE, Robert Wright vuri në dukje rëndësinë e botimit të Librit të Bardhë të dizajnuar për të përshkruar rekomandimet për përmirësimin e klimës së investimeve në Kosovë.

Publikimi synon të kontribuojë në një dialog dhe partneritet të strukturuar dhe afatgjatë midis sektorit privat dhe Qeverisë së Kosovës.

Shkëlqesia e tij Ambasadori Tomáš Szunyog, Shef i Zyrës së BE-së në Kosovë / Përfaqësuesi Special i BE-së si mysafir nderi në këtë ngjarje, përgëzoi KIE-në për punën e bërë me botimin e Librit të Bardhë 2020.

Ai kujtoi se BE-ja është investitori më i madh dhe partneri ekonomik i Kosovës, kështu që përpjekja jonë kolektive duhet të jetë të mbështesim Kosovën në mundësimin e kushteve më të mira për të bërë biznes gjatë dhe pas pandemisë COVID-19.

Duke nënvizuar rëndësinë e investitorëve aktualë evropianë, Ambasadori Szunyog theksoi se është shumë e rëndësishme që Qeveria të kuptojë se cilat barriera biznesi ekzistojnë dhe se Qeveria duhet të punojë në eliminimin e tyre brenda një kohe të arsyeshme, duke pasur parasysh se investimet janë thelbësore në krijimin e vendeve të reja të punës dhe përmirësimin e jetës së njerëzve në Kosovë.

Ndërkohë, Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, përgëzoi KIE për botimin e Librit të Bardhë 2020 dhe deklaroi se Qeveria që ai drejton do të marrë shumë seriozisht gjetjet dhe rekomandimet e dhëna nga investitorët e huaj në vendin tonë.

Kryeministri Hoti vuri në dukje se KIE po bëhet një zë i fuqishëm që përfaqëson interesat e investitorëve të huaj në vendin tonë.
 
Fjala më pas iu dha Neil Taylor, Shefi i BERZH-it në Kosovë. Ai deklaroi se BERZH mbetet një partner serioz dhe i përkushtuar së bashku me institucionet e Kosovës për të avancuar proceset që promovojnë zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Emrush Ujkani pastaj vazhdoi me prezantimin e Librit të Bardhë 2020 dhe gjetjet kryesore që janë identifikuar, si dhe rekomandimet për institucionet përkatëse të Kosovës.
 
Ujkani theksoi se KIE do të vazhdojë të punojë drejt krijimit të një ambienti më të mirë për investime të huaja direkte.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)