15 Nëntor 2024

Kosova do të përfitoj 61 milionë euro nga Hungaria

Prishtinë, 21 prill - Ministri i Financave Avdullah Hoti priti sot në takim një delegacionin të Qeverisë së Republikës së Hungarisë, të kryesuar nga nënsekretarja e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Hungarisë znj. Petra Pana. Në këtë takim morri pjesë edhe ambasadori hungarez në Prishtinë, Laszl0 Markusz.

Me këtë rast Ministri Hoti e falënderoi nënsekretaren e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Hungarisë znj. Petra Pana për vizitën dhe për kontributin e shtetit të Hungarisë  dhe shprehi gatishmërinë e shtetit të Kosovës për intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet  të dyja vendeve.

Në parim të dyja palët u dakorduan për një Marrëveshje Kornizë në vlerë prej 61 milionë euro për financimin e projekteve të ndryshme për zhvillim.

Projekti i parë i cili do të financohet përmes kësaj Marrëveshje Kornizë është projekti i “Batllavës”, i cili përfshinë trajtimin e ujërave të zeza për fshatrat për rreth, një stacion për filtrimin e ujit si dhe riparimin e rezervarit ekzistues. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)