08 Nëntor 2024

Kosova dhe Zvicra të hapin kapitull të ri të bashkëpunimit ekonomik

Prishtinë, 12 tetor - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka takuar ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jean Hubert Lebet.

Ministri Hoxhaj dhe ambasadori zviceran kanë diskutuar për bashkëpunimin bilateral ndërmjet dy shteteve me theks të veçantë për bashkëpunimin ekonomik dhe  përkrahjen e Zvicrës për agjendën ndërkombëtare të Kosovës.

Në emër të Kosovës, ministri Hoxhaj shprehu vlerësimin për mbështetjen dhe ndihmën që ka dhënë Zvicra për vendin tonë si në aspektin politik po ashtu edhe në atë ekonomik. 

Në veçanti ministri Hoxhaj nënvizoi nevojën që nga koncepti i ndihmës për Kosovën të kalohet në konceptin e investimeve zvicerane si dhe nevojën e hapjes së një kapitulli të ri të bashkëpunimit ekonomik.

Kurse ambasadori zviceran e rikonfirmoi mbështetjen e Zvicrës për Kosovën duke e theksuar edhe rolin e rëndësishëm dhe kontributin që ka diaspora kosovare në Zvicër.

Ambasadori shprehu pajtimin për nevojën e intensifikimit të marrëdhënieve ekonomike në mes të Kosovës dhe Zvicrës.

Në takim Hoxhaj e ka njoftuar ambasadorin edhe për ecurinë e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, proces ky i cili ka marrë përkrahje edhe nga ana e tij.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)