07 Nëntor 2024

Kosova dhe Zvicra nënshkruan marrëveshje për sigurimet sociale

Bernë, 1 qershor - Sot në Bernë të Zvicrës, delegacionet teknike të Kosovës dhe Zvicrës përfunduan negociatat dhe miratuan tekstin final të marrëveshjes bilaterale për sigurimet sociale. 

Grupet teknike harmonizuan marrëveshjen e përgjithshme, marrëveshjen administrative, si dhe formularët e nevojshëm që do të nevojiten për implementimin e kësaj marrëveshjeje.

Me miratimin e sotëm të marreveshjes i hapet rrugë kësaj marrëveshje që të kalojë procedurat tjera nëpër shtetet respektive deri në aprovimin final dhe fillimin e implementimit të saj.

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale do të vazhdojë me ritëm të njëjtë të punojë që kjo marrëveshje sa më shpejtë të kalojë procdurat e nevojshme në Kosovë dhe të ratifikohet sa më shpejtë.

Për dy vite punë arritëm të kthejmë besimin në institucionet e Kosovës dhe t’i ofrojmë zgjidhje një problemi mbi 5 vjeçarë duke nënshkruar marrëveshjen e parë bilaterale në fushën e sigurimeve sociale për Republikën e Kosovës, dhe më e rëndësishmja t’u ofrojmë një mundësi mijëra bashkëatdhetarëve tanë që kanë kontribuar në vazhdimësi në ndërtimin e Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)