17 Nëntor 2024

Kosova dhe Zvicra me marrëveshje për punësim

Cyrih, 2 dhjetor - Sot është nënshkruar marrëveshja ndërmjet Konsullatës së Republikës së Kosovës dhe Qendrës për Përkujdesje të Personave të Moshuar të Qytetit të Cyrihut.

Sipas kësaj marrëveshjeje, parashihet pranimi i kosovarëve për punë praktike në shtëpitë për persona të moshuar, duke filluar nga data 1 prill 2015. Të punësuarit do të kenë kontrata të rregullta pune; do të paguhen dhe do ta kenë të rregulluar çështjen e banimit dhe ushqimit gjatëkohës së qëndrimit në Zvicër.

Për realizimin e këtij projekti paraprakisht është nënshkruar një memorandum i përbashkët mes Ministrisë së Jashtme të Kosovës dhe Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale të Kosovës si garanci për marrjen e përgjegjësive. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)