Kosova dhe Sllovenia do të nënshkrujnë Protokollin e përbashkët ekonomik
Prishtinë, 13 mars - Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, do të jetë nikoqir i takimit me homologun e tij nga Sllovenia, Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, Karl Erjavec.
Pas takimiet mese dy delegacioneve do të zhvillohet ceremonia e nënshkrimit të protokollit të Sesionit të Parë të Komisionit të Përbashkët Ekonomik Kosovë – Slloveni.
Ky protokoll do të nënshkruhet nga Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, dhe homologu i tij slloven, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Karl Erjavec.
Protokolli i Komisionit të përbashkët ekonomik do të kontribuojë në orientimin e institucioneve të Kosovës në raport me institucionet e Sllovenisë dhe njëkohësisht do të ndikojë në rritjen e bashkëpunimit të gjithanshëm të të dyja shteteve.â