06 Nëntor 2024

Kosova dhe Shqipëria të përkushtuara për intensifikim të bashkëpunimit

Prishtinë, 4 shtator - Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës z.Berat Rukiqi, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë z.Qemal Minxhozi, ku diskutuan për intensifikimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë përmes iniciativave konkrete.

Kryetari Rukiqi pranoi urimet nga Ambasadori Minxhozi për nisjen e detyrës së re në krye të OEK dhe u shpreh i gatshëm për të vazhduar komunikimin që është shumë i rëndësishëm duke e ditur që Kosova dhe Shqipëria janë shtete që kanë interes primar të vazhdojnë bashkëpunimin ekonomik, atë tregtar dhe mundësitë për investime të përbashkëta në sektorin privat.

Gjatë takimit Ambasadori Minxhozi dhe Kryetari Rukiqi u dakorduan për disa iniciativa të cilat mundësojnë rritjen e komunikimit mes dy komuniteteve të biznesit  për të cilat duhet edhe vula e vendimmarrjes së dy qeverive përkatëse në kuptim të dhënies së përkrahjes dhe eleminimit të barrierave.

Në anën tjetër Ambasadori Minxhozi tregoi se shifrat e  bashkëpunimit Kosovë – Shqipëri për këtë vit janë inkurajuese dhe ka rritje të shkëmbimeve tregtare. Kjo tregon se potencialet e Kosovës për të eksportuar në pjesën tjetër të kombit janë shumë të mëdha, shtoi Ambasadori Minxhozi.

Mes tjerash u theksua rëndësia e rritjes së efikasitetit të punës dhe bashkëpunimit për të hequr barrierat tregtare përmes propozimeve konkrete nga bizneset. Përkushtimi më i madh në këtë drejtim dhe ndryshimet e duhura në legjislacion mund të japin rezultat shumë pozitiv për bizneset e të dyja vendeve.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)