Kosova dhe Shqipëria nënshkruajnë marrëveshjen për pensionet
Prishtinë, 6 shkurt - Në ambientet e Institutit të Sigurimeve Shoqërore të Shqipërisë u firmos Marrëveshja e Bashkëpunimit mes Departamentit të Pensioneve të Kosovës me atë të Shqipërisë.
Kjo marrëveshje është e rëndësisë së veçantë sepse synon tu ofrojë mbrojtje shoqërore shtetasve të të dy vendeve me synimin përfundimtar që ta bëjë të mundur në një kohë sa më të shkurtër njohjen e viteve të punës për shqiptarët që punojnë në Kosovë dhe anasjelltas.
Në takimin e sotëm ishin të pranishëm Drejtori i Departamentit Pensional të Kosovës, Këshilltarët e Ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale të Kosovës si dhe drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës (TRUST-i).