Kosova dhe Shqipëria duhet të avancojnë bashkëpunimin ekonomik
Prishtinë, 15 korrik - Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu, ka deklaruar se Kosova dhe Shqipëria nuk duhet që investimet e bëra në infrastrukturë t'i shfrytëzojnë vetëm në sezonin turistik por duhet të punohet më tepër në shfrytëzim maksimal në promovim të rëndësisë së këtyre investimeve në dimension ndërkombëtarë.
Jemi dëshmitarë të lëvizjeve pozitive në trendët e bashkëpunimit ekonomik në mes të Kosovës dhe Shqipërisë por kjo situatë dhe këto raporte shumë më tepër duhet të na obligojnë që ta avancojmë këtë bashkëpunim edhe më tepër duke i shfrytëzuar të gjitha resurset që posedojnë të dyja shtetet e një populli të ndarë dhe jo të kemi eufori dhe vetë kënaqësi e cila do ta dëmtojë këtë proces", ka theksuar Gërxhaliu, me rastin e pritjes në takim të Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Kosovë z. Qemal Minxhozi.
"uhet të kthehet vetëbesimi tek të dyja komunitetet e biznesit qoftë në Kosovë qoftë në Shqipëri dhe kjo mund të arrihet vetëm përmes një dialogu dhe partneriteti konstruktiv por edhe me mbështetje të fuqishme edhe nga bota mediale e cila duhet më tepër të promovojë skorie të suksesit sesa kronika të zeza qoftë nga Shqipëria në Kosovë qoftë anasjelltas që e dëmton në masë të madhe imazhin e dy shteteve të një populli të ndarë, theksoi Gërxhaliu.
Kurse Ambasadori z. Minxhozi falënderoi Oden Ekonomike të Kosovës për kontributin e dhënë avancimit të bashkëpunimit ekonomik në mes të Kosovës dhe Shqipërisë duke theksuar se është koha kur ekonomia dhe bashkëpunimi ekonomik në mes të dyja shteteve duhet të jetë prioritet i prioriteteve dhe atë duke u bazuar në potencialet ekzistuese të cilat vetëm pjesërisht shfrytëzohen dhe nga fakti që jemi dy ekonomi komplementare që është një karakteristikë e veçant që të kemi bashkëpunim reciprok në fusha të ndryshme gjatë gjithë vitit kalendarik.
"Do të bëjmë qmos për një qasje më pro aktive në promovimin e produkteve të prodhuara në Shqipëri për tregun e Kosovës dhe anasjelltas si dhe një qasje më pozitive në promovimin e mundësive turistike që i ofron bregdeti i Shqipërisë jo vetëm në sezonin e verës por edhe gjatë tërë vitit", ka pohbuar ai
Ai ka theksuar se do të fillojmë këto aktivitete me panaire të përbashkëta jo vetëm në Kosovë dhe Shqipëri por edhe në vende të treta me qëllim të gjetjes së mundësive për plasim të produkteve tona në regjion dhe më gjerë.
Po ashtu z. Minxhozi theksoi për rëndësinë që kanë mediat në promovim të mundësive për bashkëpunim reciprok më të avancuar në mes të dyja shteteve si dhe në përmirësimin e imazhit të këtyre raporteve duke promovuar më tepër storie të suksesit dhe marketing pozitiv për produktet e prodhuara qoftë në Kosovë apo në Shqipëri.