16 Nëntor 2024

Kosova dhe Shqipëria drejtë unifikimit të plotë të dy ekonomive

Prishtinë, 3 korrik - Ministri i Financave Avdullah Hoti së bashku me bashkëpunëtorët e tij priti sot në vizitë zyrtare një delegacion të Ministrisë së Financave të Republikës së Shqipërisë të kryesuar nga Ministri i Financave Shkëlqim Cani.

Gjatë kësaj vizite Ministri Hoti së bashku me bashkëpunëtorët e tij sot në Prizren zhvilluan një në takim të përbashkët më Ministrin e Financave të Republikës së Shqipërisë Shkëlqim Cani  dhe bashkëpunëtorët e tij për të diskutuar lidhur me marrëveshjet të arritura në mars të këtij viti ndërmjet të dy Qeverive.

Ministri i Financave Avdullah Hoti tha se “Sot kemi kaluar besoj prej fjalëve në vepra pas takimit të përbashkët të Qeverive në mars, ku së bashku me Ministrin Cani kam pas kënaqësinë të nënshkruajmë një marrëveshje ndërmjet dy Ministrive të Financave dhe Administratave Tatimore dhe Doganore.\"

\"Tash e sa muaj Grupi punues ka punuar për të quar përpara ato që jemi marr vesh në takimin e përbashkët të dy Qeverive. Besoj që kemi bërë progres të mirë, ka plotë çështje të cilat kanë marr rrugë dhe kanë filluar të implemtohen. Normalisht ka edhe të tjera që duhet të punojmë bashkërisht”.

“Sot jemi ulur bashkë kemi rishikuar progresin që kemi arritur të dy Ministritë në lehtësimin e shkëmbimeve tregtare, në eliminimin e barrierave, në luftimin e ekonomisë joformale dhe në shumë çështje të tjera. Jemi dakorduar  për progresin që është arritur deri më tani dhe jemi të kënaqur me punën që është bërë në të dyja anën e kufirit.\"

\"Në fakt jemi duke punuar që të eliminojmë komplet këtë kufi dhe u dakorduam për një plan të punës për 3 muajt e ardhshëm dhe besojmë që në fund të shtatorit do të takohemi prapë për të eleminuar të gjitha pengesat që janë në mes dy vendeve tona sa i përket bashkëpunimit ekonomik.\"

\"Ne po lëvizim shpejt me hapa të mëdhenj, konkret dhe praktik drejtë unifikimit të plotë të dy ekonomive si hap i parë drejtë i integrimit të plotë të dy vendeve në tregun e përbashkët të Bashkësisë Evropiane”, tha ministri Hoti. 

Ndërsa, Ministri i Financave të Republikës së Shqipërisë Shkëlqim Cani, duke falënderuar homologun e tij për mikpritjen dhe bashkëpunimin që kanë pasur gjatë kësaj periudhe, tha se të dyja palët sot kanë arritur në konkluzionin që është bërë një punë e madhe, është arritur objektivi dhe janë përmbushur të gjitha pikat e programit që të dyja palët kishin hartuar në Mars të këtij viti.

“Për në mbledhjen e shtatorit ku do të bëjmë përsëri analizën, ne së bashku identifikuam një grup çështjesh tashmë më jo vetëm të karakterit procedural dhe të rregullimeve që duhet të bëjmë në të gjithë atmosferën harmonizuese dhe unifikuese të dokumentacioneve dhe të praktikave, por të hedhim hapa shumë herë më konkret në përfitime të drejtpërdrejta dhe konkrete të tatimpaguesve kryesisht të biznesit, por edhe të individëve të të dy krahëve.\"

\"Objektivi ynë final është që të mos ketë asnjë barrierë dhe asnjë kufizim në mënyrë që shqiptari i Kosovës apo i Shqipërisë ta ndjejë vetën në Kosovë apo Shqipëri njëllojë për nga aspekti fiskal. Kjo është detyra e jona dhe këtë detyrë me bindje të plotë, me dëshirën më të madhe dhe me vullnetin e plotë do ta përmbushim në një kohë sa më të shkurtër.  Në shtator siç tha Ministri do të takohemi dhe do të ju flasim për hapat e realizuara dhe për objektivat që kemi”, shtoi ministri Cani.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)