06 Nëntor 2024

Kosova dhe Maqedonia shkëmbejnë përvojat në çështjet tatimore

Shkup, 23 gusht - Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Sakip Imeri me bashkëpunëtor, sot ka filluar takimin dy ditor në Administratën e të Hyrave Publike të Maqedonisë.

Përfaqësuesit e ATK-së janë pritur nga drejtoresha e Përgjithshme e Administratës së të Hyrave në Maqedonisë, znj. Sanja Kukarevska dhe ekipi i saj.

Në takim, u diskutua për zhvillimet e fundit në dy administratat tatimore, si dhe bashkëpunimin deri më tani.

Qëllimi i vizitës është shkëmbimi i përvojave në trajtimin e çështjeve specifike tatimore, të cilat priten që të fuqizojnë kapacitetet operacionale.

Gjithashtu, në takim u shkëmbyen edhe qëndrimet e dy administratave në pajtimin e një draft memorandumi të bashkëpunimit,  i cili pritet të nënshkruhet së shpejti.

Memorandumi i bashkëpunimit do të mundësojë zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e shkëmbimit të përvojave, bartjen e njohurive dhe praktikave të mira,  të cilat ndikojnë në ngritjen e përmbushjes vullnetare dhe luftimin e evazionit tatimor.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)