Kosova dhe Mal i Zi model në Ballkanin Perëndimor për Dialogun Social Ekonomik
Agim Shahini, Kryetari i AKB-se u takua me disa delegacione të ndryshme të Ballkanit Perëndimor e ne veçanti me z. Kemail Purishiq, Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale në Malit të Zi.
Gjatë këtij takimi biseduam dhe shkëmbyem praktikat e mira të funksionimit të Dialogut Social-Ekonomik në mes dy vendeve, si model për Ballkanin Perëndimor, Shahini tha se Dialogu në mes partnerëve trepalësh në Kosovë është më i avancuari në Ballkan, ku përmendi disa raste konkrete se si Këshilli Ekonomiko-Social funksionon në Kosovë dhe ndërtimin e raporteve të përditshme në mes bizneseve-sindikatave dhe Qeverisë. Ky shembull i mirë u paraqit edhe gjatë punimeve të takimit multilateral para përfaqësuesve të 8 shteteve.
Kemail Purishiq, Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale të Malit të Zi prezantoi punën e Qeverisë dhe të Këshillit Ekonomiko Social se si funksionon në vendin tonë dhe kjo është një partneritet i qëndrueshëm që po ndërtojmë vazhdimisht në mes Punëdhënësve dhe Punëmarrësve e Qeverisë në Mal të Zi
Ai shtoi se bashkëpunimi në mës Malit të Zi dhe Kosovës duhet të jetë edhe më i lartë për arsye se neve na lidhin edhe tradita pothuajse e ngjashme por edhe afërsia që kemi gjeografikisht , prandaj ne do te jemi gjithmonë të hapur për të avancuar raportet tona me bizneset sindikatat dhe Qeverinë e Kosovës.
Të dy palët u pajtuan se Këshilli Ekonomiko Social i dy vendeve tona është shembull për gjithë Ballkanin Perëndimor.