05 Maj 2024

Kosova dhe Kroacia së shpejti bashkëpunimi në ekonomi

Prishtinë, 6 prill - Republika e Kosovës së shpejti do të formalizojë bashkëpunimin në fushën e ekonomisë me Republikën e Kroacisë, ka bërë të ditur ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj gjatë takimit që pati sot me Ambasadorin e Kroacisë në Prishtinë, Zoran Vodopija.

Nga ana e tij, ambasadori Vodopija ka konfirmuar se ekziston vullneti politik nga dy vendet për avancimin e bashkëpunimit ekonomik, ndërsa ka potencuar interesimin e ndërmarrjeve kroate për të investuar në fushën e infrastrukturës dhe importin e pemëve.

Ministri Beqaj ka theksuar se ekziston një bashkëpunim i mirë i institucioneve të Kosovës me Kroacinë, i cili duhet të shkojë me tej, ndërsa vlerësoi se në këtë kuadër do të jetë edhe vizita e tij e paraparë për maj të këtij viti në Kroaci ku pritet të nënshkruhet edhe marrëveshje bashkëpunimi mes dy vendeve.  

Kreu i MZHE-së ka thënë se ka mjaft hapësirë bashkëpunimi ekonomik, sidomos në fushën e energjisë, infrastrukturës, pemëtarisë dhe industrisë së përpunimit të ushqimit, gjë që do të ndikonte në përmirësimin e deficitit tregtar ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë.

Ministri Beqaj ka njoftuar diplomatin kroat me projektet që lidhen me procesin e privatizimin dhe ka ftuar investitorët kroatë që të jenë pjesë e këtij procesi, në mënyrë që bashkëpunimi bilateral të mos kufizohet vetëm në aspektin tregtar, por të orientohet edhe në forma më të avancuara të investimeve.

Me këtë rast, ministri Beqaj ka ngritur edhe çështjen e sigurimeve dhe eliminimeve të taksave të dyfishta me qëllim të lehtësimit të qarkullimit ekonomik mes dy vendeve dhe qytetarëve.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)