28 Dhjetor 2024

Kosova dhe Japonia do të mbajnë konferencë të përbashkët ekonomike

Prishtinë, 21 shtator - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti priti në takim Ambasadorin jorezident të Japonisë në Kosovë, z. Akira Mizutani, me të cilin bisedoi për zhvillimet e përgjithshme në vend dhe për raportet bilaterale ndërmjet dy vendeve.

Ambasadori Akira Mizutani e përgëzoi Kryeministrin Hoti për lidershipin e tij, për arritjen e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike me Serbinë që mund të shpjerë në rritje të stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. Po ashtu, ai theksoi mbështetjen e Japonisë për proceset aktuale në Kosovë, me theks të veçantë në mbështetjen për menaxhimin dhe parandalimin e pandemisë, siç është furnizimi me maska mbrojtëse, nëpërmjet UNICEF-it, më vlerë 640.000 euro, si dhe sigurimi i terapisë antivirale nga Japonia për 100 pacientë, me vlerë prej 810.000 euro.

“Japonia është e përkushtuar ta mbështesë Qeverinë e Kosovës për rimëkëmbjen ekonomike”, theksoi ambasadori Mizutani. Në këtë kontekst, u dakordua që të organizohet një konferencë ekonomike virtuale në mes Japonisë dhe Kosovës, e cila do të mbahet së shpejti.

Kryeministri Hoti e njoftoi ambasadorin Mizutani për prioritetet e Qeverisë së Kosovës, përkushtimin në rimëkëmbjen ekonomike si pasojë pandemisë COVID -19, për procesin e dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, e cila duhet të rezultojë me njohje të ndërsjellë, si dhe për orientimin euroatlantik të Republikës së Kosovës.

Me këtë rast, kryeministri Hoti e falënderoi shtetin e Japonisë për përkrahjen e vazhdueshme që ky vend mik i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë Kosovës, duke thënë se është në interes të dy vendeve dhe popujve tanë vazhdimi i thellimit të këtij bashkëpunimi në fusha të interesit reciprok.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)