Kosova dhe Hungaria themelojnë program për bashkëpunim financiar
Prishtinë, 14 dhjetor - Ministri i Financave Avdullah Hoti do të pret nesër për vizitë zyrtare Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Republikës së Hungarisë Péter Szijjártó.
Me këtë rast Ministri Avdullah Hoti dhe Ministri Péter Szijjártó do të bëjnë edhe nënshkrimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Hungarisë për themelimin e një programi kornizë për bashkëpunim financiar.
Pas nënshkrimit të Marrëveshjes, do të ketë edhe prononcim për Media.
Takimi dhe Ceremonia e nënshkrimit të Marrëveshjes sot në Ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, kati 11- salla e konferencave.