Kosova dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshje për Qeverisjen e Mirë Financiare
Prishtinë, 15 maj - Ministria e Financave organozn ceremonine e nënshkrimit të marrëveshjes Implementuese për Fazën e IV të Projektit për Qeverisjen e Mirë Financiare, ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës Federale Gjermanisë.
Marrëveshja do të nënshkruhet nga Ministri i Financave Bedri Hamza dhe Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë Christian Heldt.
Ndërsa, pjesëmarrës do të jenë edhe Drejtori i GIZ-së për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut David Oberhuber dhe Udhëheqësja e Projektit të GIZ-së Qeverisja e Mirë Financiare Kadri Jõgiste.
Pas nënshkrimit të marrëveshjes do të ketë edhe prononcim për media!