27 Prill 2024

Kosova dhe Gjermania filluan negociatat e bashkëpunimit

Prishtinë, 23 shtator - Në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave, sot kanë filluar negociatat mbi bashkëpunimin e ardhshëm zhvillimor ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, të cilat kanë për qëllim promovimin e mëtejshëm të zhvillimit ekonomik dhe social të Republikës së Kosovës drejt integrimit në Bashkim Evropian.

Me këtë rast, zëvendësministri i Ekonomisë dhe Financave, Bedri Hamza , ju dëshiroj mirëseardhje delegacionit të Republikës Federale të Gjermanisë dhe shprehi respektin më të lartë të Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave dhe të Qeverisë se Kosovës për bashkëpunimin ndërshtetëror të shkëlqyer dhe  gjithashtu dha zotimin e Qeverisë se Kosovës për të intensifikuar këtë bashkëpunim edhe në të ardhmen.

Delegacioni i Republikës së Kosovës u kryesua nga Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Financave, Bedri Hamza, ndërsa delegacioni i Republikës Federale të Gjermanisë kryesohej nga Ambasadori gjerman në Republikën e Kosovës, Hans-Dieter Steinbach dhe Shefi i Divizionit për Evropën Jug-Lindore dhe Kaukazin pranë Ministrisë Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, Dr Leo Kreuz .
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)