Kosova dhe Banka Botërore nënshkruajnë dy marrëveshje
Prishtinë, 2 gusht - Ministri i Financave Avdullah Hoti dhe drejtori i Bankës Botërore për Kosovë Marko Mantovanelli do të nënshkruajnë dy marrëveshje ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Bankës Botërore.
Marrëveshjet të cilat do të nënshkruhen janë: Marrëveshja për financimin e projektit të Konkurueshmërisë dhe Gatishmërisë për Eksport, si dhe Marrëveshja për financimin e granteve për bujqësi përfshirë edhe rehabilitimin e kanaleve në Skemat e ujitjes Radoniqi dhe Dukagjini.
Pas ceremonisë së nënshkrimit, Ministri Avdullah Hoti dhe drejtori i BB-së për Kosovë Marko Mantovanelli, do të prononcohen për media!
Ceremonia dhe Konferenca për Media do të mbahet sot në Ministrinë e Financave - Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës, kati 11- salla e konferencave.