Kosova dhe Austria bashkëpunojnë në fushën e taksave
Prishtinë, 3 shkurt - Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Behxhet Haliti, ka pritur sot një delegacion të kryesuar nga Hans Georg Kramer, Sekretar i Përgjithshëm dhe Drejtor i Përgjithshëm i Taksave dhe Doganave.
Qëllimi i këtij takimi ishte bashkëpunimi i dy administratave në thellimin e bashkëpunimit në fushat dhe përgjegjësitë që u përkasin agjencive për mbledhjen e të hyrave, u diskutua në krijimin e një standardi për shkëmbimin e informatave në mes Kosovës dhe Austrisë në fushën e taksave dhe doganave, parandalimin e aktiviteteve ilegale, si dhe mundësitë e koordinimit në të ardhmen në fushën e projekteve të EU-së dhe krijimi i rrjetit regjional, thuhet në njoftimin e ATK-së.
Po ashtu bëhët e ditur se të dy drejtorët vlerësuan rëndësinë e shkëmbimit të përvojave mes dy administratave dhe njëkohësisht ndihmën për ATK-në në fusha të ndryshme përmes projektit TAEIX dhe një binjakëzimi të mundshëm në të ardhmen, në ofrimin e përvojave profesionale të kësaj fushë.