Kosova bëhet pjesë e Rrjetit Evropian të Ndërmarrjeve
Ky rrjeti adreson kryesisht NVM-të evropiane që kërkojnë të shfrytëzojnë mundësi të reja në një Treg të Vetëm, në vendet e BE-së dhe në vendet e tjera të botës.
Rrjeti Europian i Ndërmarrjeve Kosovë (EEN Kosovo) ofron këshillime, mbështetje dhe aktivitete informuese, aktivitetet e partneritetit ndërkufitar për bashkëpunimin e bizneseve, transferimin e teknologjisë, inovacionin dhe kërkimet, promovimin e shërbimeve të rrjetit dhe aktivitetet e komunikimit dhe ndërtimit te rrjetit dhe përforcimi i rrjetit.