05 Nëntor 2024

Kosova bëhet anëtare e Bordit të Rrjetit Global Parlamentar të BB dhe FMN

Prishtinë, 9 prill - Në një garë shumë të ashpër ndërmjet përfaqësuesve të 166 shteteve të botës, Kosova është zgjedhur sot anëtare e Bordit drejtues të Rrjetit Global Parlamentar të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë më së shumti vota në këto zgjedhje me votim të fshehtë, falë angazhimit të madh të delegacionit të Kosovës të përbërë nga deputetet Doruntinë Maloku, Xhevahire Izmaku dhe Safete Hadërgjonaj, të cilat po qëndrojnë prej disa ditësh në Washington DC.

Në këtë garë, përveç shteteve mike, Kosova ka marrë mbështetje edhe nga shumë shtete jonjohëse.

Rrjeti Global Parlamentar i Bankës Botërore pêrbehet nga deputete nga 166 shtete, të cilët prej muajsh kanë filluar lobimin për  zgjedhjet në këtë Bord. Kjo, është një arritje shumë e madhe për Kosovën dhe për Kuvendin e Kosovës.

Kosova, do të jetë pjesë e Bordit Drejtues, i cili ka nëntë anëtarë, për tri vjet.

 â€‹

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)