25 Mars 2023

Kosova arrin progres në reformat e Menaxhimit të Financave Publike

Prishtinë, 11 nëntor - Nën organizimin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve dhe Zyres së Bashkimit Evropian në Kosovë është prezantuar sot raporti i Vlerësimit të Shpenzimeve Publike dhe Përgjegjësive Financiare (PEFA) për Kosovën.

Vlerësimi PEFA analizon performancën e menaxhimit të financave publike në qeverisjen qendrore sipas 31 tregusëve të performancës.  

Gjatë fjalës së tij, Ministri Murati u shpreh se Qeveria e Kosovës e vlerëson PEFA-n si një ndër mjetet kryesore në përcaktimin e prioriteteve të reformave në menaxhimin e financave publike.

Kjo gjithashtu, theksoi ai, kur konsiderojmë se PEFA mund të shërbejnë si udhërrëfyes për investimet e partnerëve tanë zhvillimorë në sektorë të caktuar.

Udhëheqësja e Ekipit të PEFA, znj. Teneva nënvizoi se raporti i PEFA-s tregon se Kosova ka bërë një progres të rëndësishëm në reformat e Menaxhimit të Financave Publike, ku Qeveria e Kosovës vleresohet me ‘A’ dhe ‘B’ në 23 nga gjithsej 31 tregues. Tutje, znj. Teneva theksoi se vlerësimi i Kosovës është më i miri në rajon.

Raporti thekson se procesi buxhetor në Kosovë është i qartë, me rregulla dhe afate të përcaktuara; strategjia fiskale është po ashtu e hartuar në linjë me rregulla fiskale të përcaktuara në legjislacion; kurse mekanizmat e brendshëm të kontrollit, si dhe ekzistenca e Llogarisë së Vetme të Thesarit përmenden si faktorë kyç në ekzektutimin transparent të mjeteve nga buxheti i shtetit.

Aktualisht, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka fokusuar përpjekjet në trajtimin e treguesve të cilët kanë nevojë për përmirësim si raportimi i risqeve fiskale, përmirësimi i paraqitjes se dokumenteve buxhetore, si dhe rritja e kontrollit të zotimeve.

Vlerësimi i PEFA për Kosovën është realizuar në kuadër të projektit të Bashkimit Evropian me Qeverinë e Kosovës “Asistencë teknike për Mbështetjen e Zbatimit të Reformave të Menaxhimit të Financave Publike në Kosovë”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 mars 2023

- Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë konferencë për media ku do të paraqitet shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri. (Selia Qendrore, ora 13:00)

- PSD organizon protestë kundër marrëveshjes së 18 marsit. (Sheshi “Zahir Pajazit”, ora 14:00)