08 Nëntor 2024

Kosova anëtarësohet në organizatën Egmont Group

Prishtinë, 1 shkurt - Kosova është shteti më i ri anëtar i organizatës Egmont Group të Njësive të Inteligjencës Financiare.

Egmont Group është organizatë ndërkombëtare me 152 njësi të inteligjencës financiare të specializuara në luftimin e shpëlarjes së parave dhe financimit të terrorizmit.

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se kjo është një tjetër e arritur e rëndësishme që prek aspektet profesionale të angazhimit të shtetit tonë, si dhe një hap i forcimit të sovranitetit ndërkombëtar.

“Anëtarësimi i Kosovës në Egmont Group të Njësive të Inteligjencës Financiare është një tjetër arritje e rëndësishme për vendin tonë.\"

"Ky anëtarësim është rezultat i punës dhe angazhimit tonë të vazhdueshëm për të arritur të bëhemi anëtari më i ri kësaj organizate, e cila na mundëson të jemi pjesë aktive e përpjekjeve për parandalimin e financimit të terrorizmit dhe shpëlarjes së parave."

"Falënderoj shtetet anëtare dhe vendet mike të cilat kanë votuar dhe përkrahur që Kosova të jetë shtet anëtar i kësaj organizate”, ka thënë Hoxhaj.

Vendimi për pranimin e Kosovës në këtë organizatë është marrë sot në samitin e vendeve anëtare që po mbahet në Katar.

Kosova deri më tani është anëtarësuar në mbi 50 organizata ndërkombëtare, prej atyre politike, të sigurisë, ekonomike etj. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)