Korrupsioni në nivel alarmant, qytetarët të gatshëm të protestojnë
Prishtinë, 9 korrik - Sipas Barometrit Global të Korrupsionit nga Transparency International, 66 përqind e të anketuarve në Kosovë mendojnë se niveli i korrupsionit është rritur në masë të madhe, kurse 26 përqind prej tyre mendojnë se ka mbetur i njëjtë.
Ndërkaq , rreth 67 përqind e të anketuarve konfirmojnë se korrupsioni në sektorin publik mbetet si një prej problemeve më serioze në vend.
Fakt brengosës gjithashtu mbetet, prezenca e lartë e korrupsionit dhe rritja e tij në sektorët kyçe, ku Gjyqësori zë vendin e parë, duke u pasuar Partitë Politike, Shërbimet Shëndetësore , Parlamenti, Biznesi, Sistemi Edukimit dhe Shërbyesit Civil.
Ndërkaq , sa i përket mitos, të anketuarit theksojnë se më së shumti kanë paguar mito në sektorin e Shëndetësisë me 16 përqind, sistemin gjyqësor 12 përqind, policinë 6 përqind , shërbimet për regjistrim dhe dhënien e lejeve 4 përqind, sistemin e edukimit dhe taksave 3 përqind.
S a i përket nivelit të korrupsionit në krahasim me vendet e rajoni,në Kosovë dhe Shqipëri vërehet se është një përqindje e lartë e atyre që mendojnë se korrupsioni ka shënuar rritje dhe atë prej 66 përqind, në Bosnje 65 përqind , Maqedoni 41, Kroaci 21, dhe Serbi 8 përqind.
Ndërkaq në të gjitha këto vende , sektoret të cilat gjinden shumë afër shkallës ekstreme të korrupsionit mbeten: Partitë Politike , Gjyqësori, Shërbimet Shëndetësore, Parlamenti dhe Sektori Publik.
Merita Mustafa menaxhere e projektit në KDI , theksoi se rritja e nivelit të korrupsionit e pasqyruar në këtë sondazh , tregon shumë qartë se asnjë veprim i deri tanishëm i ndërmarr nga ana e Qeverisë dhe nga institucionet e tjera përgjegjëse nuk ka qen i mjaftueshëm dhe i dizajnuar në atë mënyrë për të prodhuar rezultate konkrete në luftimin e korrupsionit.
"Kjo e dhënë konfirmohet edhe nga vetë qytetarët, ngase, 73 përqinde tyre veprimet e Qeverise në luftën kundër korrupsionit i cilësojnë si jo efektive."
"Madje, 95 përqind prej tyre tashmë kanë konfirmuar se do të nënshkruajnë peticion ndërsa, 85 përqind prej tyre se janë të gatshëm dhe për tju bashkangjitur protestave paqësore kundër korrupsionit", theksoi ajo.
Mustafa gjithashtu theksoi se, përgjigjet e qytetarëve në këtë barometër janë të dhëna mjaftë kritike të cilat do të duhej të merreshin shumë seriozisht nga Qeveria dhe nga të institucionet e tjera përgjegjëse, sepse këto të fundit po dëshmojnë se gjithë mekanizmat dhe ligjet e krijuara për luftimin e korrupsionit në vendin tonë, kanë dështuar.
Prezenca e lartë e korrupsionit në institucionet kyçe, na bënë me dije edhe njëherë se shteti i Kosovës çdo ditë e më shumë po ngulfatet nga korrupsioni, duke e bërë atë të njifët ndërkombëtarisht, vetëm për praninë e krimit, korrupsionit dhe fenomeve të tjera negative.
Me këtë raport, i është rikonfirmuar edhe njëherë qytetarëve se nuk kemi Qeveri dhe organizma të tjerë të cilët janë të përkushtuar dhe të përgatitur për kundërshtimin e këtij fenomeni.Të gjitha këto të dhëna janë indikator që prodhojnë imazh tejet negativ përvendit tonë, nga e cili pasojat gjithmonë do ti vuajnëqytetarët e ndershëm dhe në veçanti të varfëritë.
Ndërkaq, duke e ditur se mos luftimi i korrupsionit do të sjell dëme edhe më të mëdha, KDI i bënë thirrje Qeverisë dhe të gjitha organeve të tjera përgjegjëse që të lejnë në një anë interesat e tyre personale dhe të ndërmarrin të gjithë hapat e nevojshëm, për të ndërtuar kapacitete dhe politika të vërteta në luftimin e korrupsionit dhe në ndërtimin e shtetit ligjor.
Ndërsa, duke e pasur parasysh paraqitjen e Gjyqësorit si një prej sektorëve më të korruptuara në vend, ne i bëjmë thirrje Këshillit Gjyqësor dhe të gjitha organeve të tjera përgjegjëse, që të jenë me të zëshme dhe më këmbëngulëse sanksionimin e Gjyqtarëve të korruptuar dhe kërkimin kushteve adekuate, të cilat do të garantonin një funksionim të drejtë dhe të pavarur të sistemit të drejtësisë.
Barometri Global i Korrupsionit nga TransparencyInternational , është e vetmja anketë e opinionit publik, që zbulon pikëpamjet dhe përvojat e njerëzve për korrupsionin. Kjo anketë reflekton përgjigjet e 114,270 njerëzve në 107 vende të botës, duke përfshirë edhe Kosovën.