16 Nëntor 2024

Korrupsioni milionësh me tenderë, i pandëshkuar

Prishtinë, 10 tetor - Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Ismajl Kastrati, thotë tenderët e \"porositur\" nga të fortët janë të paprekshëm dhe nuk mund të hetohen, ose hetohet aty këtu ndonjë tender i vogël.

Askush nuk e di se sa është punuar nga Prokuroria e shtetit në hetimin e tenderëve publikë, të cilët janë lajmëruar në Antikorrupsion dhe si rrjedhojë se a do të mbajë dikush përgjegjësi penale për këto keqmenaxhime dhe vjedhje të parasë publike.

Me gjithë pyetjet e dërguara në adresë të Zyrës së kryeprokurorit të shtetit , Agjencisë Kundër Korrupsionit dhe zyrtarëve të OSHP-së se sa janë shifrat e lëndëve të zgjedhura të kësaj natyre, prapëseprapë zyrtarët e tyre nuk kanë dërguar përgjigje për gazetën.

Ndërkaq, kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi, ka njoftuar për numrin e lëndëve të natyrës së korrupsionit që janë zgjedhur vjet e sivjet.

Sipas kryeprokurorit Lumezi, janë 686 raste për korrupsion që i kanë zgjidhur prokurorit në vend për periudhën nëntor 2013 deri në qershor të vitit 2015, por prokurorive u kanë mbetur edhe 582 të pazgjidhura.

Lumezi ka thënë se janë duke i hetuar disa raste edhe të nivelit të lartë dhe ka kërkuar nga të gjithë prokurorët që të merren edhe me hetimin e zyrtarëve të lartë, ngase, sipas tij, mosluftimi i korrupsionit po ndikon edhe në përkrahje të krimit.

/Kosova Sot/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)