"Korrupsioni është mbjellur, lulëzuar e zhvilluar nga të gjitha qeveritë"
Prishtinë, 12 mars - Aleanca Kosova e Re (AKR) në një konferencë si rezultat i shqetsimit për shkak të të dhënave që u publikuan në raportin e Agjencionit Kunder Korrupcion ka shprehur shqetësimet për shkallën në të cilën ka arritur të zhvillohet korrupsioni në Kosovë.
Megjithatë sipas Avdi Smajlaj Sekretar i Përgjithshëm i AKR-së edhe më shqetësues është fakti se raportet e tilla nuk tregojnë diçka të re përveçse rritjes së shkallës së korrupsionit në Kosovë.
Korrupsioni si dukuri dhe veprim, fatkeqësisht sipas tij është mbjellur, lulëzuar e zhvilluar nga të gjitha qeveritë e pasluftës një nga një.
"Trendi i zhvillimit të korrupsionit në Kosovë ka qënë gjithmonë linear dhe kjo është e keqja më e madhe. Në këtë kuadër, nuk duhet harruar as rolin që ka pasur UNMIK-u për të mundësuar zhvillimin e korrupsionit. Megjithatë, qytetarët në rend të parë, kërkojnë përgjegjësi prej atyre që u është dhënë besimi për të menazhuar taksat e tyre", ka thënë Smajlaj.
Ashtu, sikurse strukturat paraleve, e sfidojnë në vazhdimësi shtetësinë e Kosovës dhe e pamundësojnë shtrirjen e autroitetit horizontal te shtetit te Kosoves ne veriun e vendit, edhe korrupsioni sipas tij e sfidon shtetësinë e Kosovës dhe i pengon institucionet e shtetit që ta shtrijnë autoritetin e tyre vertikal. Ai ka vlerësuar se kjo e shtyn shtetin e Kosovës në një rreth vicioz sepse sa më shumë që rritet korrupsioni, aq më jofunksionale janë institucionet e shtetit dhe sa më jofunksionale të jenë këto institucione aq më e madhe është hapësira për zhvillim të korrupsionit.
"Kosova, në vend që të mësojë nga perpjekja dhe sakrifica për ndërtimin e shtetit i cili do të duhej të mjaftonte si mekanizem moral, të paktën për një kohë, në mungesë të mekanizmave institucionalë për të luftuar korrupsionin. Kosova është bërë vend inkurajues për korrupsion, qoftë në nivelin juridik ashtu edhe në atë të funksionimit të institucioneve përkatëse për të luftuar korrupsionin, duke filluar nga qeveria, gjyqësia, prokuroria, policia etj."
Smajlaj ka deklarur se: Edhe më shqetësues mbetet fakti se mungojnë shenjat e përmirësimit të luftes kundër korrupsionit, që do të thotë se raportet e ardhshme ndërkombëtare ose vendore do të jenë edhe më të këqija në këtë aspekt. Pra, trendi i zhvillimit të korrupsionit në Kosovë është në rritje. Mungon vullneti politik për të marrë masat dhe hapat e duhur në këtë drejtim, për ti mbyllur derën politikës në gjyqësi, prokurori etj. Gjithashtu, veprimi i EULEX-it me shpejtësinë e breshkës në procesin e funksionalizimit të sundimit të ligjit, lë pak për të shpresuar."
Pra, e keqja më e madhe në Kosovë sic ka thënë Smjalaj është se, jo vetëm që ka nivel të lartë të korrupsionit, por ai është duke u rritur dhe do të rritet edhe në ardhmen në bazë të zhvillimeve aktuale.
Suzana Novobërdaliu Udhëheqëse e Departamentit të Drejtësisë në kuadër te AKR-së ka thënë së raporti i progresit të vitit të kaluar, në mënyrë të qartë, thekson se korrupsioni ka filluar që të rritet sidomos në sektorin e prokurimeve. Ajo ka theksuar se që nga koha e këtij raporti, nuk kemi patur ndonjë reagim të institucioneve të Kosovës që ta luftojnë seriozisht këtë fenomen.
"Po ashtu, ju jeni të informuar edhe për deklaratën e Shefit të zyrës civile ndërkombëtare, se korrupsioni luftohet nga lartë, pra nga qeveria. Edhe raporti i Departamentit Amerikan të shtetit, thekson nivelin e lartë të korrupsionit në vend. Një tjetër raport, ai i KRPP-it, për prokurorimet në Kosovë, thekson se ka mbi 80 milion euro të tenderuara në mënyrë një burimore dhe bazuar në tenderimet totale, është shumë i lartë", ka deklaruar Novobërdaliu.
AKR-ja, beson se nuk është koha që të flitet se a ka korrupsion apo jo, se tashme kjo nuk është temë e ditës pasi që edhe femija më i vogël e di se ky fenomen po shnërrohet në kulturë për kryerjen e ndonjë shërbimi.
Ajo ka potencuar së shumë shqetësuese për AKR-në, sikurse edhe per gjithe opinionin kosovar, është se në këtë raport të Agjensionit Kundër Korrupsionit është identifikuar se rritje më të madhe të korrupisionit ka pasur në sistemin gjyqësor, pra pikërisht në atë sistem ku parimisht dhe ligjërisht, do të duhej të luftohej ky fenomen.
AKR-ja, konstaton se qeveria e Kosovës, asnjëherë dhe as tani nuk po merret seriozisht me luftën ndaj korrupsionit, duke aluduar se gjykatat janë të pavarura.
"Si mund të gjykohet korrupsioni në këtë sistem gjyqësor, ku siç përmenda edhe me lart, ky sistem udhëheq me numrin e veprave korruptive. Sigurisht se këtu ndikon jashtëzakonisht shumë, përveç vullnetit , edhe numri i madh i lëndëve të patrajtuara nga gjykatat, ku tashmë numri i tyre ka arritur në dhjetëra mijëra. Shpeshherë, lëndët për korrupsion nuk janë gjykuar apo hetuar, sepse kanë qënë raste me rrezikshmëri të lartë, sidomos ato të lidhura me politikën", është shprehur Novobërdaliu.
AKR-ja, beson se korrupsioni nuk luftohet me deklara publike, por kërkon një qasje serioze dhe rekomandon që:
1. Me kujdes të veçantë dhe pa ndikime politike të bëhet emerimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve, të rritet numri i tyre dhe urgjentisht të rriten pagat e tyre, me qëllim të efikasitetit të punës së gjyqësorit.
2. Të funksionalizohet sa më shpejt Task Forca për antikorrupsion dhe ti ndahet buxheti për punë.
3. Të ngritet një fond special për të gjithë ata që ofrojnë informata të sakta për individe të korruptuar. Në këtë mënyrë , edhe ne si qytetarë kontriubojme në luftimin e këtij fenomeni.
4. Të amandamentohet Ligji i prokurimit publik, ku tani e tutje të gjitha prokurimet të jenë elektronike si dhe të bëhen publike në ueb faqe të gjitha arsyetimet për prokurimet njëburimore ose të negociuara si dhe 10 % i punëve shtese, ku është edhe mundësia më e madhe për korrupsion.
5. Të financohen emisione televizive investigative me qëllim të rritjes së përgjegjshmërisë së zyrtarëve të lartë publik.