19 Maj 2024

Korrupsioni e minon stabilitetin ekonomik në Evropë

Prishtinë, 6 qershor - Organizata anti-korrupsion, Transparency Internantional, thotë se raportet ndërmjet bizneseve dhe qeverive po e mundësojnë korrupsionin dhe e minojnë stabilitetin ekonomik në Evropë.

Ky vlerësim u bë në raportin më të ri të kësaj organizate, i publikuar sot, në të cilin theksohet se “hendeqet në qeverisje” kanë kontribuar në skandalet financiare dhe politike në pothuajse secilin shtet evropian gjatë vitit 2011.

Partitë politike, bizneset dhe administratat shërbyese civile thuhet se janë lojtarët më të dobët në luftën kundër korrupsionit në gjithë Evropën.

Nga ana tjetër, institucionet publike mbikëqyrëse, siç janë auditorët shtetërorë, ombudspersonat dhe komisionet zgjedhore, kanë punuar më së miri.

Organizata Transparency International, në këtë raport, thekson rritjen e shqetësimit në opinionin e përgjithshëm se korrupsioni është në rritje. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)