Korrupsion në çdo sektorë të qeverisjes

Prishtinë, 21 prill - Lëvizja FOL ka prezantuar statistika për vitin 2011-2012, të cialt tregojnë se efektete korrupsionit janë gjithëpërshfirëse dhe ndjehen në të gjitha sektorët e qeverisjes.
Armend Mazreku sa u përket statistikave antikorrupsion të sistemit prokurorial ka thënë se në vitin 2012 ka pasur 132 aktakuza lidhur me korrupsionin, janë shënuar 140 propozim aktakuza dhe 158 hedhje të kallëzimeve penale.
RTK transmeton se, Mazreku ka pasur kritika ndaj Qeverisë së Kosovës që nuk është duke bërë mjaftueshëm për luftimin e korrupsionit në vend dhe gjithsej nga 862 vendime, vetëm 8 sosh i ka marrë për luftimin e korrupsionit.
Sipas tij, për vitin 2012 gazetat ditore kanë avancuar në raportimin e rasteve që kanë të bëjnë me korrupsionin. Ai ka numëruar që 159 tekste janë shkruar në vitin 2011, ndërsa 202 raste për vitin 2012.