Korrupsion kërconon zgjatjen e krizës në Greqi
Athinë, 2 mars - Korrupsioni kërcënon të zgjasë krizën në Greqi sepse përpjekjet për rimëkëmbje dhe reforma ekonomike janë dëmtuar nga aktet e qeverisë, të bizneseve dhe të zyrtarëve, të cilët po e nxisin atë, njoftoi sot organizata joqeveritare \"Transparency International\" (TI).
\"Institucionet tona demokratike nuk po punojnë mirë për të zhvilluar luftën kundër korrupsionit edhe nëse do të ekzistonin të gjitha ligjet e nevojshme\", deklaroi Costas Bakuris, presidenti i TI-së greke me rastin e paraqitjes në shtyp të një studimi mbi vlerësimin e integritetit kombëtar të vendit.
Dy institucionet kombëtare greke, Avokati i Popullit dhe sistemi zgjedhor nderohen me vlerësimin e transparencës, të pavarësisë si dhe me rolin e efektshëm për qytetarët grekë.
Në fund të renditjes, më pak transparente është treshja, pushtetit ekzekutiv, media dhe biznesi.