Korporata Rugove mbështet fëmijët me Sindoromën Down
Prishtinë, 27 shkurt - Në bashkëpunim me Shoqatën Down Syndrome Kosova, Korporata Rugove e ka nisur fushatën e re 1 Like = 10 cent për mbledhjen e fondeve për shoqatën dhe fëmijët e prekur me sindromën Down.
Dhe janë nevojitur vetëm disa orë që mijëra njerëz ti bashkëngjiten fushatës, e cila i ka mobilizuar përdoruesit e rrjetit social Facebook, të cilët kontributin e tyre e japin duke e pëlqyer faqen e Korporata Rugove.
Qëllimi i kësaj fushate është që të arrijë tek dhjetëra mijëra njerëz, në mënyrë që sa më shumë prej nesh të njoftohen me punën dhe misionin e shoqatës Down Syndrome Kosova. Me pjesëmarrjen e të gjithë neve në fushatë, ne gjithë e japim kontributin tonë për ti ndihmuar fëmijët që kanë nevojë për mbështetje.\"
\"Secili në mënyrën e vet. E në këtë rast, fansat e shoqatës dhe Korporatës Rugove këtë mund ta bëjnë vetëm me një klik. Nuk kërkohet asgjë më shumë se kaq ka thënë Kron Kelmendi, menaxher i Korporatës Rugove.\"
Përveç promovimit të shoqatës dhe mbështetjes së fëmijëve të prekur me sindromën Down, ne presim që fushata jonë e përbashkët do të mundësojë edhe mbështetje solide financiare nga Korporata Rugove, për ti përmirësuar dukshëm kushtet e punës së shoqatës tonë, dhe plotësimin e disa prej nevojave të fëmijëve të shoqatës.
Kjo fushatë nuk do ta kishte efektin e njëjtë, nëse të gjithë këta njerëz nuk do ta shfaqnin mbështetjen e tyre të pakursyer. Dhe pikërisht mbështetja masive të cilën po e marrim nga mijëra njerëz, na inkurajon dhe na bën të vlerësuar në punën tonë si shoqatë ka thënë Driton Bajraktari, drejtues i shoqatës Down Syndrome Kosova.
Ngjarja publike për lansimin e fushatës 1 Like = 10 cent do të mbahet sot në Hammam Jazz Bar, prej orës 19:00. Pjesë e fushatës për ndihmë ndaj fëmijëve të prekur me Down Syndrome kanë qenë edhe aktorët Adrian Morina, Armend Ismajli dhe këngëtarja Eliza Hoxha, të cilët janë angazhuar në fushatë pa asnjë pagesë të vetme.