Koreja e Jugut gjobit kompaninë amerikane me 850 milionë dollarë
Seul, 30 dhjetor - Autoritetet e konkurrencës në Korenë e Jugut kanë gjobitur kompaninë amerikane të mikroprocesorëve, Qualcomm me 850 milionë dollarë për praktika të padrejta të biznesit.
Qualcomm, që u gjobit edhe në vitin 2009 për një rast të ngjashëm, ka thënë se gjoba është e paarsyeshme dhe se ka në plan të apelojë atë në gjykatë.
Gjoba shkel kushtet e një marrëveshjeje të tregtisë së lirë mes Koresë së Jugut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, tha Qualcomm.
Qualcomm është po aq e rëndësishme për botën e smartfonëve për praktika të padrejta të biznesitve, sa edhe Intel është për botën e laptopëve, duke qenë se pothuajse çdo smartfon përmban një teknologji të Qualcomm.
Komisioni koreanojugor i Tregtisë së Drejtë (KFTC) akuzoi kompaninë për abuzim të pozitës dominuese në treg.
Qualcomm ka paguar një gjobë prej 975 milionë dollarë në Kinë dhe u detyrua të reduktojë tarifat e licencimit në ngarkim të prodhuesve kinezë të smartfonëve.
Gjithashtu, autoritetet e konkurencës në SHBA dhe Evropë po shqyrtojnë praktikat e biznesit Qualcomm.